Sa më shumë kikirikë, më të fortë eshtrat

13 Janar 2017 - 09:10      

Kikiriki është perime që i takon familjes së bimëve bishtajore. Origjinën e ka në Amerikën Jugore, Meksikë dhe Amerikën e Mesme, transmeton koha.net.

Kikiriki paraqet burim jashtëzakonisht të pasur me vitaminë E, acidet folike të niacinës, mangan dhe proteina. Materiet e përmendura ushqyese janë të nevojshme për funksionimin normal të organizmit.

Kjo bimë bishtajore po ashtu është e pasur me resveratrol, antioksidantin i cili gjendet në rrush, ndërsa i kontribuon edhe reduktimit të rrezikut për sëmundjet e zemrës, transmeton koha.net.

Kikiriki është jashtëzakonisht i dobishëm për uljen e kolesterinës së keq (LDL) në organizëm, sepse është i pasur me acidet yndyrore mono-të-pangopura të njohura si “yndyrat e mira”.

Kikiriki po ashtu përmban fibra, jashtëzakonisht të dobishme për funksionimin normal të zorrëve. Fibrat po ashtu janë të mira për tretje. Nëse dëshironi të reduktoni rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, si dhe krijimi i gurëve të tëmthit, ju rekomandojmë që këtë bimë të njohur bishtajore ta inkuadroni në ushqimin e rregullt.

Kalciumi dhe vitamina D të fshehur në kikirikë i kontribuojnë shëndetit të eshtrave dhe dhëmbëve. Në këtë mënyrë për një kohë të gjatë parandalohet rreziku nga osteoporoza gjatë viteve të mëvonshme të jetës.

Duhet të keni parasysh që nëse jeni alergjikë në kikirikë, konsumimi i tij është rreptësisht i ndaluar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...