Beso ose do të përfundosh në ferr! A ndikon fare ky kërcënim?

12 Janar 2017 - 08:34      

Në revistën Psychology Today është publikuar një tekst interesant i psikologut Nathan Heflick, i cili flet për ferrin. Shfaqjet e ferrit për të cilat dëgjojmë në predikimet fetare – djegia në zjarrin e përjetshëm, prerja e dorës apo këmbës, rrahja me hu dhe dhimbjet e tjera më të tmerrshme të cilat mund t’i paramendoni – na sigurojnë që ferri është fati më i keq që mund të na ndodhë, transmeton koha.net.

Madje edhe fëmijëve u flitet për këtë. Po ashtu na flasin se i përkasim djallit nëse nuk u përmbahemi të gjithë parimeve fetare.
Hulumtues të ndryshëm janë marrë me ndikimin e kërcënimeve në sjelljen shëndetësore.

Për shembull, mesazhet për rreziqet e pirjes së duhanit, të cilave u tremben duhanpirësit, të përkujtuarit e publikut që pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit ose rrezitja në diell shkaktojnë rreziqe për shëndetin, me të vërtetë i bën njerëzit të marrin vendime më të shëndetshme? Ndoshta.
“Do të shkoni në ferr nëse nuk e bëni këtë e këtë” funksionon në mënyrë të ngjashme si edhe “lëkura e juaj do të duket e tmerrshme, nëse nuk e bëni këtë”, sepse kështu kërcënimi përdoret për të promovuar një lloj të caktuar të sjelljes ose ndryshim të qëndrimit.

Rezultatet e studimeve kanë treguar që mesazhet kërcënuese shëndetësore kanë më së shumti ndikim kur ofrohet edhe ndonjë zgjidhje e problemit (nëse nuk dëshironi sëmundje të transmetueshme seksualisht, përdorni kondom). Kur bëhet fjalë për religjionin, kërcënimi i tipit “do të shkoni në ferr nëse nuk besoni në këtë” po ashtu funksionon, posaçërisht (ose vetëm) nëse shoqërohet me deklaratën “këtë mund ta shmangni nëse besoni në këtë”.
Hulumtimet e tjera kanë vërtetuar që idetë religjioze negative (siç është ekzistimi i ferrit) nuk i mbrojnë njerëzit nga frika prej vdekjes, por stimulojnë përgjigje fiziologjike ndaj kërcënimit. Kështu, nuk duket e logjikshme që vetë kërcënimet për ferrin do t’i bëjnë njerëzit të besojnë më shumë. Por ferri do të mund të ndihmonte në rritjen indirekte të shkallës së besimit, duke e bërë “kërcënimin” i cili parajsën e bën më atraktive.

A u duket joshëse oferta prej 500 eurosh? Sigurisht që po. Tani paramendoni nëse dikush ju kërcënon që do t’i humbni ato para nëse nuk bëni diçka, por nëse dëgjoni do ta fitoni atë shpërblim. Fitimi i 500 eurove ka efekt më tërheqës nëse më parë mendoni që mund t’i humbni. Kështu mund ta përshkruajmë edhe ndikimin e ferrit në besimin religjioz. Këtë gjë sigurisht shumë mirë e dinë shitësit në shitjen direkte të cilët ju bëjnë të besoni se çfarë humbisni nëse nuk i përdorni produktin e tyre.

Parajsa mund të jetë e mrekullueshme, por sigurisht është edhe më e mrekullueshme nëse ekziston edhe mundësia e ferrit. Nëse i kërcënoni me ferr, njerëzit me siguri do të besojnë edhe më shumë në parajsë (ose Zot).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...