Qentë mund të nuhasin tumorin në fazë të hershme

11 Janar 2017 - 16:05      

Miku më i mirë i njeriut, qeni, ka karakteristikë për të cilën, besojmë që pakkush e di. Testet e reja kanë treguar se qentë mund të nuhasin dhe zbulojnë fazën e hershme të kancerit të zorrës së trashë, transmeton koha.net.

Është dëshmuar që labradori mund të zbulojë gjurmët e kancerit me më shumë se 90 për qind precizitet nga mostrat që janë marrë nga vullnetarët. Shqisa e nuhatjes e qenit është 1.000 herë më e ndjeshme se e njeriut, çka ashiqare u mundëson qenve të ndiejnë komponimet kimike specifike për lloje të caktuara të kancerit.

Rezultatet mund të çojnë deri te zbulimi më efikas i fazës së hershme të kancerit të zorrës së trashë, ndërsa ekspertët shpresojnë që tani mund të zhvillojnë një sensor, i cili do të identifikojë përzierjen specifike të lëndëve kimike. Hulumtimet e mëhershme kanë sugjeruar që disa qen të caktuar, më së shpeshti labradorët dhe qentë portugezë të ujit, mund të nuhasin kancerin e fshikëzës, lëkurës, mushkërive, gjirit dhe vezoreve.

Duhet theksuar që testet të cilat bëhen për zbulimin e fazës së hershme të kancerit të zorrës së trashë sot nuk janë edhe aq të besueshme, sepse shkalla e zbulimit të sëmundjes është një në dhjetë raste.

Por, hulumtimet e reja kanë treguar që labradorët janë shumë më efikas. Gjatë disa muajve, shkencëtarët kanë përdorur labradorin për kryerjen e 74 testeve. Nga pesë kuti, në njërën kanë vënë mostrën e pacientit me kancer të zorrës së trashë, ndërsa në katër të tjera kanë vendosur mostrat e njerëzve të shëndetshëm. Doli që labradori me një precizitet prej 95 deri 98 për qind mund të zbulojë fazën e hershme të kancerit të zorrës së trashë.

“Saktësia është shumë e lartë, veçanërisht nëse merret parasysh se bëhet fjalë për fazën e hershme të sëmundjes”, theksojnë shkencëtarët japonezë.
Hulumtuesit tani përpiqen t’i integrojnë karakteristikat e labradorëve në sensor, i cili do t’u ndihmojë në zbulimin e kësaj sëmundjeje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...