9 Janar 2017 - 12:59
Viti i ri megjithatë do të jetë një farë vazhdimi i vjeshtë-dimër 2016, por me disa detaje të tjera të lukut, të rezervuar për pranverë-verë, transmeton tch. Përsa i përket këtyre të fundit, në pasarela nuk kanë munguar qepallat e shndritshme, vëthë super të mëdhenj me lule, dhe flokë sensualisht të shprishura. Lajmi i mirë është se më në fund nuk mund të flitet për “diktat” në bukuri, në nder të një version më kreativ dhe autentik të vetes.
Shkallëzimi
Dihet që tendencat e bukurisë nuk mund të ndahen nga flokët. Trendi i 2016 ka qënë prerja mesatare, me shkallëzim dhe që ndryshojnë shpesh. Bëhet fjalë për një prerje për ti dhënë vlerë fytyrës dhe për të hequr disa vite nga karta e identitetit. Modeli Bob, i shkurtër apo i gjatë, do të jetë prezent edhe në 2017 po me një rregull të artë: të hequra si në gjatësi si në skaje. E nëse doni flokë të gjatë? Mos kini frikë: tendencat flasin dhe për flokë shumë të gjatë por të shpupurisura. Ngjyrat? Rikthehet sërish bjondja.
Stop me ombre
Lajme të mira vijnë për më pak ekspertët e make up. Duket se ka përfunduar stina e ombreve me çdo kusht. 2017, sidomos për pranverë-verë, flet për flokë natyral dhe të shndritshëm. Por të jesh natyrale nuk të privon nga personaliteti. Fytyra në fakt, kurohet në bazë e saj, dhe ndriçohet me tekniken ‘lustër’. Një rol të madh do të kenë pluhurat dhe blush. Ide e frymëzuar nga ikona si Linda Evangelista në vitet e saj të arta, pamje e shëndetshme dhe tërheqëse. Tonet që duhet të përdorni janë ato pastel dhe nude, ndërsa gjatë dimrit do të mbizotërojë tonaliteti lejla në buzë.
Vathët dhe rripi i mesit
Bota e bukurisë nuk mund të ndahet nga aksesorët e duhur. Në 2017 do të shohim rikthimin e vëthëve të mëdhenj, sidomos ato të versionit më kreativ. Pra, rrugë e lirë për maxi bizhu floreale por edhe gjeometrike. Vëthët shkojnë me prerjen e shkurtër apo të gjatë të modelit Bob të stinës. Bashkë me vëthët rikthehet në modë edhe rripi me gjithë feminitetin e tij. Në këtë kuptim është e rëndësishme të fokusoheni tek format e abdominalit për të patur hijeshinë e duhur.
Ngjyra e thonjve
Kafja çokollate është ngjyra e 2017 për thonjtë, një nuancë sensuale por edhe ekstremisht elegante. Për ato që guxojnë më shumë, rikthehet sërish blu e errët. Arti i thonjve do të jetë protagonist edhe i vitit të ri, me variacione të habitshme gjeometrike.
Shkëlqimi
Edhe shikimi do të ketë një rol mryesor në 2017. Tendenca është ajo e smoky eyes, duke luajtur me tone si roza kuarc apo e kaltra. Dhe, mirësevini shkëlqyes. Një nga tendencat që ka qënë protagoniste dhe për vjeshtë-dimër 2016, quhet “glitter cut crease”.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...