6 Janar 2017 - 09:05
Po, ngaqë ju keni ndërprerë të gjitha aktivitetet fizike gjatë pushimeve apo nga i ndieni tejkalimet të peshojnë në të gjithë trupin tuaj, ju keni vendosur të riktheheni tek sporti për të eliminuar këto teprica.
Ju kërkoni të filloni menjëherë mëngjesin tuja me rreth 50 pompa për të gjallëruar trupin, por ndërpriteni menjëherë këtë ushtrim.
Për të eliminuar shtresat e dhjamit tunden në barkun tuaj, është e rëndësishme që t’i jepni prioritet aktiviteteve “kardio”, ose thënë ndryshe, aktiviteteve të rezistencës.
Fillimisht duhet t’i dërgoni sinjale progresivisht organizmit se po kaloni sërish në modalitet aktiv. Por nga ana tjetër aktivitetet kardio kërkojnë sforcime muskulare të intensitetit të ulët, pra nuk rrezikon të keni djegie të muskujve dhe të detyroheni të bëni ndërprerje të aktivitetit sportiv vetëm pak ditë pasi keni filluar.
Aktivitetet e rezistencës përfshijnë të gjitha ushtrimet sportive që prekin të gjitha disiplinat. Për të pastruar trupin nga toksina, duhet të përqendroheni në pesë aktivitete.
Sipas rendit të efektshmërisë, në radhë të parë filloni nga noti, më pas vazhdoni me biçikletën eliptike, me vrapin dhe tërheqjen. Kini parasysh që të zhvilloni pas çdo ushtrimi një seancë çlodhjeje për të evituar dëmtimet.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...