Qirinjtë aromatikë prodhojnë më shumë avuj helmues sesa cigarja

5 Janar 2017 - 09:00      

Thithja e tymit të qirinjve aromatikë, të cilët më së shpeshti ndizen në ambiente të ajrosura dobët si në banjë, shton rrezikun nga astma, ekzemat dhe problemet tjera me lëkurë, ka zbuluar një studim i Universitetit të South Carolina, shkruan sot Koha Ditore.

Llojet e shtrenjta të qirinjve nga dylli i bletëve rrallë mund të shkaktojnë problem, derisa shumica e qirinjve të importuar dhe të lirë janë të bazuar në dyllin e parafinës - nënprodukt i rafinimit të naftës.

Shkencëtarët kanë pohuar sesi ndezja e shpeshtë e qirinjve të bazuar në dyllin e parafinës, ka ndikim më të keq në shëndet sesa pirja pasive e duhanit.

”Përbërësit organikë të avullueshëm dhe kemikalet kancerogjene si touleni dhe benzeni nga qiriri shkaktojnë me siguri të plotë sulmet e astmës, ndërsa i bëjnë dëm edhe tërë organizmit”, ka deklaruar udhëheqësi i studimit, dr.Amid Hamidi.

Këshilla për ndezje të sigurt të qirinjve
- Zgjidhni qirinjtë me bazë nga dylli i bletëve ose soja;
- Qirinjtë e zakonshëm, për shembull ata pa aromë, përmbajnë më pak tym dhe grimca të dëmshme;
- Qirinjtë me dyllë të fortë janë alternativë më e mirë e varianteve me xhel . Pikërisht ajo materie xhelatinoze është krijuar nga nënproduktet e naftës;
- Zgjidhni qirinj me fitil më të vogël e më të hollë, sepse prodhon më pak tym;
- Qirinjtë t’i ndizni në një ambient të ajrosur.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...