Qumështi i lopës mund të jetë mbrojtje e mirë nga HIV-i

4 Janar 2017 - 17:10      

E doni apo e urreni, qumështi i lopës është burim i shkëlqyeshëm i kalciumit dhe i vitaminës D. Tani shkencëtarët besojnë që mund ta përdorin edhe si mbrojtje nga HIV-i, transmeton koha.net.

Hulumtuesit kanë zbuluar që lopët mund të përdoren për prodhimin e antitrupave, të cilët i mbrojnë njerëzit nga virusi i HIV (Human immunodeficiency virus).

Hapi tjetër që shkencëtarët duhet ta bëjnë është të bëjnë kremin të cilin mund ta aplikojnë femrat për t’u mbrojtur nga infeksioni i HIV gjatë marrëdhënies me partnerët. Në këtë hulumtim ka punuar ekipi nga Universiteti në Melburn dhe atë së bashku me kompaninë bioteknike Immuron.

Shkencëtarët, të udhëhequr nga dr. Martie Kramski, kanë vaksinuar lopët barrsë me proteinën e HIV-it dhe pastaj kanë analizuar qumështin e parë të lopëve pasi që kanë pjellë.

Qumështi i parë i fituar pas pjelljes së lopës, i quajtur kolostrum, në mënyrë të natyrshme është i mbushur me antitrupa për të mbrojtur trupin e tyre nga infeksionet, ndërsa lopët e vaksinuara më herët kanë pasur antitrupa që mbrojnë nga HIV-i.

Antitrupat nga qumështi i lopës tani duhet të zhvillohet edhe të përgatiten për përdorim në formë të kremit të quajtur mikrobicid, i cili duhet të aplikohet në brendësi të vagjinës para ose pas marrëdhënies seksuale, që femrat të jenë të mbrojtura nga infeksioni me sëmundje seksualisht të transmetuara.
Përndryshe, në botë jetojnë rreth 30 milionë njerëz të infektuar me HIV.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...