Gjërat që nuk duhet të bëni nëse doni që lidhja juaj të zgjasë

3 Janar 2017 - 15:36      

Çdo mesazh ju emocionon, qeshni gjatë gjithë ditës dhe nuk rrini dot pa e takuar njëri-tjetrin.

Nëse ndiheni kështu, me shumë mundësi jeni në hapat e parë të lidhjes dhe nëse doni që kjo situatë të zgjasë, duhet të shmangni disa gjëra.

Më poshtë do ju tregojmë se kush janë ato gjëra që nuk duhet të bëni nëse keni dëshirë që marrëdhënia juaj të zgjasë sa më shumë.

1. Mos u nxitoni

Duke qenë se po ia kaloni mirë, mund të tundoheni që të bëni diçka drastike, si për shembull, të jetoni bashkë. Por, të duash të kalosh çdo sekondë me partnerin, mund të jetë mbytëse. Kaloni disa netë vetëm, gjeni kohë për gjërat që keni qejf dhe dilni me shoqërinë.

2. Harrojeni perfeksionin

Mos mendoni se partneri juaj është perfekt. Në fillim mund të duket i tillë, por do e ketë të vështirë të mbajë standardin për shumë kohë. Nuk duhet pritur që partneri të jetë gjithçka për të cilën ju keni nevojë.

3. Mos u bëni posesivë

Fakti që sapo jeni lidhur, nuk do të thotë se partneri është i detyruar të kalojë gjithë kohën me ju, transmeton tch. Të kërkosh dhe të presësh që ai ta bëjë këtë, është një sinjal i qartë për partnerin se ju nuk keni besim.

4. Mos flisni për ish të dashurit

Të flasësh për marrëdhëniet e kaluar është e pashmangshme, por jo që në fillim të lidhjes. Nëse e bëni këtë, partneri do të mendojë se ju e keni mendjen tek ishi ose do të nisë të bëjë krahasime.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...