Mënyrat natyrore për të zhbllokuar tubat e lavamanit

3 Janar 2017 - 08:21      

Preparatet për zhbllokimin e tubave përbëhen nga kimikate shumë të forta dhe të dëmshme. Shmangni kontaktin me to dhe tubat pastrojini në mënyrë natyrale.

Ekzistojnë mënyra shumë më të sigurta dhe të lira për të zhbllokuar tubat e bllokuara se blerja e preparateve të forta që reklamohen çdo ditë. Ju paraqesim disa mënyra, sipas të cilave mund ta bëni këtë gjë.

Mirëmbajtja e tubave me sodë bikarbonati

Që të shmangni bllokimin kohë pas kohe, mund të derdhni një filxhan sodë buke të përzier me një filxhan uthull, dhe pastaj të lëshoni një vrushkull uji të ngrohtë, transmeton Koha.net. Përsëritni këtë metodë një apo dy herë në muaj dhe ndoshta nuk do të keni nevojë të zhbllokoni tubat.

Zhbllokimi i tubave:

1. Soda e bukës dhe lëngu i limonit
Një gotë lëng limoni përzieni me sodë buke dhe derdheni në lavaman dhe lëshojeni ujin e ngrohtë që të rrjedhë disa minuta. Kjo recetë është e shkëlqyeshme për aplikim në kuzhinë, sepse lëngu i limonit ka aromë të mirë.

2. Kripa, boraksi dhe uthulla
Një të katërtën e një gote të madhe mbusheni me kripë, një të katërtën me boraks, ndërsa pjesën tjetër të mbetur me uthull dhe përzieni. Derdheni në lavaman dhe lëshojeni ujin e ngrohtë që të rrjedhë disa minuta.

3. Uji i vluar
Ujin e vluar përdoreni në kombinim me mjetet e përmendura më sipër. Kini kujdes që ta derdhni drejtpërdrejt në tuba që të mos e dëmtoni lavamanin.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...