Edhe blerja e gjërave të vogla reflekton çka dëshirojmë të tregojmë për veten

31 Dhjetor 2016 - 17:31      

Porositja e porcioneve më të mëdha që të ushqimit dhe pijeve shpesh është dëshira për t’u paraqitur “sa më mirë”, ndërsa kjo është një nga arsyet pse ndër të varfrit ka më shumë trashje, transmeton koha.net.

Automobili luksoz, televizori shumë i madh ose kafja e madhe me qumësht? Kuptimi i tyre është në fakt i njëjtë, sepse blerësit në të tri rastet me këtë gjë dëshirojnë të tregojnë që kanë para. Po ashtu, ata që më së shpeshti porosisin porcionin më të madh të ushqimit nuk janë domosdoshmërisht as llupës dhe as të uritur, por shpesh dëshirojnë të përmirësojnë statusin tyre shoqëror, pohojnë hulumtuesit francez nga Shkolla e biznesit HEC.

Ngjashëm është edhe me blerjen e shtëpisë së madhe, veshjeve luksoze apo çfarëdo gjëje tjetër që mund të vërejë mjedisi, transmeton koha.net.
“Trendi i kërkimit të gjithçkaje të madhe është më i shpeshtë tek prindërit që janë më pak të pasur se sa tek ata që janë me të vërtetë të fuqishëm. Edhe pse të pasurit mund t’ia lejojnë vetes luksin e madh, nuk do të mundohen shumë ta theksojnë në shoqëri sepse nuk e kanë të nevojshme”, tha autori studimit, profesori David Dubois.

Trashja më e shpeshtë tek të varfrit
Kjo shpjegon misterin pse trashja është më e shpeshtë te njerëzit e varfër, se sa tek të pasurit, shpjegon Dubois. Ai thotë që më porositjen e porcioneve më të mira dhe më të mëdha ata u dërgojnë të tjerëve mesazhin që fitojnë mirë dhe nuk kanë brenga financiare.

Shpenzuesit e brishtë janë të prirë që të shprehin statusin e vet për të kompensuar atë që çka në fakt ju mungon. Të kuptuarit dhe përcjellja e lidhjes së statusit shoqëror dhe zgjedhjes së madhësisë së ushqimit. Në këtë mënyrë shoqëria mund të luftojë më lehtë kundër problemit në rritje të trashjes, thonë hulumtuesit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...