Femrat çdo muaj kalojnë rreth 40 orë në shoping

31 Dhjetor 2016 - 12:51      

Femrat më shumë pëlqejnë të bëjnë shoping nëpër qendra tregtare, ndërsa meshkujt më me qejf blejnë nga rehatia e shtëpisë së tyre. Ato gjatë muajit blejnë gati pesë gjëra, por vetëm një përmes internetit, transmeton koha.net.

Edhe pse shumica e njerëzve mendojnë se si blerja përmes internetit është më e shpejtë dhe më e thjeshtë, në fakt është gjashtë herë më e ngadalshme se shkuarja në qendër tregtare, zbulon studimi i ngjarjes së modës Clothes Show Line i kryer në 3000 njerëz.

Femrave mesatarisht u duhen gati 22 orë për të gjetur artikullin e dëshiruar në internet, ndërsa për të njëjtën gjë në dyqan u duhet 3,6 orë. Gati tetë nga dhjetë femra kënaqen duke bërë shoping nëpër qendra tregtare, ndërsa meshkujt më me qejf e kanë shopingun në internet, vërteton hulumtimi.

Gati gjysma e femrave kohën e tyre të lirë më me qejf e shpenzojnë në shopin, ndërsa meshkujt më se shumti kanë qejf ta kalojnë në kafene. Femrat çdo muaj kalojnë 22 orë duke blerë në internet dhe 18 orë shtesë duke bërë shoping nëpër qendra tregtare. Në muaj i blejnë pesë gjëra, ku vetëm një e blejnë online, vijon hulumtimi.

”Ndoshta duket si mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë e blerjes, por blerja në internet nuk ofron kënaqësi sikur edhe shkuarja në qendër tregtare. Mënyra më e mirë për të shijuar shopingun është dalja nga shtëpia, dhe jo blerja nga rehatia e shtëpisë suaj. Përndryshe, zgjat edhe gati gjashtë herë më gjatë” – thekson producentja e Clothes Show Linea, Maryam Hamizadeh.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...