27 Dhjetor 2016 - 16:17
Harroni kremrat dhe serumet e shtrenjta që garantojnë pamjen rinore dhe provoni pilulën e parë kundër rrudhave, bëjnë thirrje shkencëtarët britanikë. Ata kanë krijuar tabletën e cila pas 14 javësh zvogëlon rrudhat rreth syve për 30 për qind. E kanë testuar në 480 femra, të cilat kanë kaluar menopauzën, ndërsa çmimi i sasisë së nevojshme për një muaj është rreth 40 euro. Prej para disa ditësh është në shitje në Britani të Madhe, ndërsa nga muaji i ardhshëm duhet të gjendet në 44 wellnes qendra nëpër Kanada, Spanjë dhe Britani të Madhe, transmeton koha.net.
Pilula është përzierja e ekstrakteve të shumta si vitaminat C dhe F, izoflavonet nga soja dhe acidet yndyrore omega 3 nga vaji i peshkut. Ndikon në shkaqet gjenetike të plakjes si mungesa e kolagjenit dhe estrogjenit në organizëm.
“Shumica e kremrave kundër rrudhave veprojnë vetëm në shtresën e sipërme të lëkurës, epidermë, ndërsa kjo pilulë nxit prodhimin e kolagjenit përbrenda kështu që rrudhat me kohë rrafshohen. Ajo funksionon ashtu që aktivizon gjenet të cilat prodhojnë estrogjen dhe kolagjen” – ka thënë udhëheqësi i ekipit Unilever, i cili ka shpikur pilulën, dr. John Casey.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...