Meshkujt shpenzojnë pesë muaj të jetës në rruajtje

27 Dhjetor 2016 - 11:33      

Rruajtja dikur ka qenë shumë e thjeshtë dhe ka përfshirë brushën, sapunin, pasqyrën dhe briskun e rrojës.

Sot ajo përfshin preparatet e ndryshme për lëkurë të fytyrës, para dhe pas rrojës, losionet, kremrat, xhelat, pastaj aparatet, brushat dhe brisqet e rrojës.

A e keni ditur që gati 90 për qind e meshkujve rruhen të pakën një herë në ditë, 60 orë në vit, dhe gati 20000 herë gjatë jetës? Mosha mesatare kur meshkujt fillojnë të rruhen është 14 deri 16 vjeç.

Qimet mesatarisht rriten deri në një centimetër në muaj, në këndin prej 30 deri 60 shkallë, ndërsa me rruajtjen në sasi të njëjtë hiqen edhe qelizat e vdekura të lëkurës së fytyrës, transmeton Koha.net. Personi mesatar ka rreth 615 qime për centimetër katror, por njerëzit me ngjyrë të errët të lëkurës kanë më shumë qime se aziatikët, ndërsa të bardhët kanë më së shumti qime.

Nevojiten pothuajse 600 lëvizje me brisk për t’u larguar të gjitha qimet nga fytyra. Madje 1,3 miliardë meshkujt rruhen me ndihmën e briskut, ndërsa brisku i parë është shfaqur në vitin 1901.

Sa për ta shuar kuriozitetin tuaj, vetëm një për qind e meshkujve kënaqet me rruajtjen e përditshme, derisa të gjithë të tjerët e konsiderojnë këtë gjë bezdisëse dhe të mërzitshme. Një numër mjaft i madh prej 34 për qind e meshkujve mban mustaqe, 19 për qind zylyfe, 17 për qind mjekër cjapi, ndërsa 6 për qind mjekër të plotë.

Sa u përket shprehive, 84 për qind e meshkujve rruhen në lavaman, derisa 15 për qind e bën këtë gjë derisa bën dush. Rruajtja mesatare zgjat rreth 3,5 minuta.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...