Trashja është më e shëndetshme se dobësimi

26 Dhjetor 2016 - 08:43      

Pavarësisht histerisë rreth trashjes, hulumtimi ka treguar që shumë më keq është të jeni për së të tepërmi të dobët.

Trashja është një prej fjalëve që kohët e fundit paraqitet në të gjithë ballinat e revistave, duke theksuar që një pjesë e mirë e botës së zhvilluar është për së tepërmi e trashë edhe sesa e dëmshme është për organizmin tonë. Por hulumtimi më i ri ka treguar që të pazhvilluarit janë në situatë shumë më të keqe, sepse, përveç që janë të varfër kanë edhe tepër pak kilogramë.

Sipas fjalëve të udhëheqësit të hulumtimit, prof. Anthony Jerant, hulumtimi që ka zgjatur gjashtë vjet ka treguar që rastet ekstreme të trashjes kanë lidhje direkte me rrezikun nga vdekja, ndërsa trashësia “normale” është shumë më pak e dëmshme se dobësimi.

Edhe ky hulumtim ka diskredituar Biblën e shëndetit, indeksin e masës trupore, të zhvilluar që nga shekulli i 19-të nga ana e sociologut obskur belg pa ndonjë arsimim mjekësor, transmeton Koha.net. Duke studiuar më shumë se 50 mijë amerikanë në periudhën e sipërpërmendur prof. Jerant dhe ekipi i tij kanë ardhur deri te të dhëna befasuese.

Njerëzit të cilët janë kategorizuar si të ushqyer keq kanë pasur rrezik dyfish më të madh nga vdekja se ata normalë, ndërsa ata që ishin tepër të trashë kanë pasur vetëm 1.26 për qind rrezik më të lartë. Njerëzit e kategorizuar si të trashë ose mbipeshë nuk kanë fituar diabet ose tension të lartë aspak më shpesh se ata “normalë”.

Hulumtimi është publikuar në revistën ”Journal of the American Board of Family Medicine”.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...