Largoni erën e keqe me çaj të gjelbër

25 Dhjetor 2016 - 08:05      

Nëse shqetësoheni për shkak të erës së keqe e cila del nga goja juaj, përvetësojeni shprehinë e pirjes së çajit të gjelbër. Ai do të largojë çdo gjurmë të erës.

Jo vetëm që në këtë mënyrë do të mposhtni kundërmimin e keq të gojës, por edhe do të mbroni shëndetin e zgavrës suaj të gojës pasi që mund të reduktoni rrezikun nga zhvillimi i kariesit dhe kancerit të gojës.

Kështu të paktën pohojnë hulumtuesit e Institutit izraelit për teknologji, të cilët kanë studiuar çajin e gjelbër. Tashmë dihet që kjo pije e shëndetshme mund të ndihmojë në mbrojtje nga sëmundja e Parkinsonit ose Alzheimerit, shkëlqyeshëm ka ndihmuar edhe në luftën kundër kilogramëve të tepërt por edhe në uljen e kolesterinës.

Çaji i gjelbër fitohet nga bima e njëjtë si ai i ziu, por procesohet në mënyrë të ndryshme, çka do të thotë që përmban më pak kafeinë dhe më shumë polifenole, transmeton Koha.net. Pikërisht në polifenolet qëndrojnë përfitimet e tij!

Çaji i gjelbër paraqet minierë të vërtetë antioksidantësh të cilët parandalojnë grumbullimin e molekulave të dëmshme në organizëm. Kështu dy filxhanë me çaj e pasurojnë organizmin me sasinë e njëjtë të antioksidantëve sikur edhe pesë porcione me perime dhe dy molla. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...