24 Dhjetor 2016 - 10:23
Nëse keni ënjtje dhe dhimbje në pjesën e poshtme të këmbëve kjo do të mund të nënkuptonte që keni trombozë të venave. Mund të zhvillohet pas një periudhe më të gjatë të të qëndruarit ulur. Mpiksja e gjakut do të mund të lirohet dhe përmes qarkullimit të gjakut të arrijë deri te mushkëritë, çka mund të jetë fatale.
Nëse ndieni dhimbje në gjoks, shpatulla ose nofull me të përziera gjithsesi thirreni urgjencën. Ndoshta pikërisht jeni duke përjetuar sulm në zemër.
Nëse jeni të uritur, të etur dhe të lodhur më shumë se zakonisht dhe nëse shkoni shpesh në tualet, kjo mund të jetë shenjë që keni diabet. Caktoni kontroll të mjeku.
Nëse vëni re linja të zeza nën thonj dhe e dini që nuk jeni goditur, kjo mund të jetë shenjë e melanomës, versionit më të rrezikshëm të kancerit të lëkurës. Nëse diagnoza caktohet me kohë dhe merren masat e caktuara, prognozat janë të mira.
Lëngu xhelatinoze në sy reduktohet në vitet e mesme, dhe duke u tërhequr merr me vete edhe vendet në të cilat është e lidhur me retinën, çka mund të çojë deri te gjendja ku shihni linja të ndritshme derisa shikoni. Në shumicën e rasteve njerëzit as nuk e vënë re këtë gjë. Megjithatë, ndonjëherë ndarja mund të shkaktojë dëmtimin e retinës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...