OBSH: Është gjetur vaksinë efektive kundër ebolës

23 Dhjetor 2016 - 15:50      

Një test madhor në Guine ka treguar se vaksina eksperimentale është “mbrojtëse në nivel të lartë” kundër sëmundjes vdekjeprurëse ebola, tha sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Asnjë rast me këtë virus nuk është shënuar për 10 ditëose më tepër, pasi më se 5 mijë njerëz e kanë marrë këtë vaksinë, të njohur si rVSV-ZEBOV.

Rezultatet “tregojnë se kur ebola të sulmoj përsëri, ne nuk do të jemi të pambrojtur”, tha Marie-Paule Kieny, nga OBSH-ja, njëherësh bashkautore e studimit të publikuar këtë javë në The Lancet.

Nga epidemia e fundit e ebolës në Afrikën Perëndimore janë vrarë më se 11 mijë njerëz. Kjo sëmundje së pari e kishte goditur Guinenë.

Më herët këtë vit, OBSH-ka i ka shpallur të lira nga ebola, tri vendet që ishin goditur më së tepërmi nga kjo sëmundje: Guineja, Liberia dhe Sierra Leone.

Vaksina ishte zhvilluar nga qeveria e Kanadasë dhe është licencuar në firmën farmaceutike Merck&Co në Shtetet e Bashkuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...