Femrat janë më optimiste, sepse kanë miqësi më të forta se meshkujt

20 Dhjetor 2016 - 20:36      

Një e katërta e femrave nuk i frikësohet aspak plakjes, madje i gëzohet, dhe për këtë më së shumti u ndihmon koha e këndshme me miket, ndërsa nuk është i rëndësishëm numri i mikeshave por kualitetit i marrëdhënieve, transmeton koha.net.

Femrat janë më optimiste sesa meshkujt sa i përket të ardhmes, për ç’arsye më lehtë e përballojnë krizën e moshës së mesme, zbulon hulumtimi i kompanisë "Gallup-Healthways". Kështu një e katërta e femrave ne moshën prej 45 deri 55 vjet i gëzohen kohës që vjen, ndërsa kështu mendojnë edhe rreth 15 për qind e meshkujve, transmeton koha.net.

Dallimin më të madh e bën “rrjeti” i mbështetjes që e kanë femrat, të cilin e përbëjnë mikeshat e tyre më të mira. Me këtë mbështetje dhe bisedat për problemet jetësore femrat “përballen” më lehtë me plakjen, ndërsa miqësitë në mes meshkujve ja më të dobëta dhe ata nuk kanë aq mbështetje.

Hulumtuesit kanë zbuluar që në aspekt të mbështetjes nuk është i rëndësishëm numri i mikeshave por kualiteti i marrëdhënieve, kështu që femrat më optimiste kanë katër deri gjashtë mikesha të ngushta.

Qindra miq në Facebook nuk janë asnjë lloj zëvendësimi për marrëdhëniet e vërteta, ndërsa fakti që femrat zhvillojnë miqësi më të forta shpjegon se ato më lehtë i përshtaten moshës më të vjetër, shpjegojnë hulumtuesit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...