18 Dhjetor 2016 - 08:37
Vitamina C nuk ka efekt në forcimin e imunitetit në atë masë që mund të bllokojë krijimin e ftohjes, por ka dëshmi se si dozat e larta të vitaminës C mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e saj, ka zbuluar studimi i Qendrës nacionale australiane për epidemiologji, e cila ka shikuar 30 studime të ndara për ndikimin e kësaj vitamine në imunitet, të cilat kanë përfshirë 10.000 njerëz.
Njerëzit të cilët çdo ditë marrin shtesë prej një grami të vitaminës C në përqindje të njëjtë sëmuren nga ftohja, si edhe ata që nuk marrin shtesat e asaj vitamine, transmeton Koha.net. Megjithatë, ata që e marrin qëndrojnë dyfish më shkurt të sëmurë, shkruan San Francisco Chronicle.
Organizmi ynë e përdor vitaminën C për të forcuar eshtrat, kërcin dhe muskujt, por ndihmon edhe tek absorbimi më i mirë i hekurit. Ekspertët rekomandojnë konsumin prej 90 miligramësh të vitaminës C në ditë për meshkujt dhe 75 miligramë për femrat. Nëse merrni shtesat e kësaj vitamine, nuk duhet t’i mbani në banjë ose kuzhinë, sepse ruajtja në hapësira ku lagështia në ajër është e lartë, dobëson veprimin e saj.
Citruset, perimet e gjelbra, dredhëzat dhe pjepri janë burime të mira të vitaminës C, ndërsa mënyra më e mirë për të rritur konsumin e asaj vitamine në organizëm është që pemët dhe perimet t’i hani të papërpunuara, këshillojnë shkencëtarët.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...