Je i vjetër, aq sa mendon që je i vjetër?

17 Dhjetor 2016 - 23:52      

Shkencëtarët kanë konstatuar që personat, të cilët plakjen e përjetojnë si diçka pozitive, përballen dukshëm më lehtë me problemet gjatë kryerjes së aktiviteteve të përditshme.

Në hulumtimin e shkencëtarëve amerikanë kanë marrë pjesë 598 persona në moshën prej së paku 70 vjetësh. Shkencëtarët e kanë vrojtuar shëndetin e pjesëmarrësve në periudhën prej 11 vitesh.

Asnjëri nga pjesëmarrësit në fillim të hulumtimit nuk ka pasur vështirësi në lëvizje. Me kalimin e kohës, çdonjërit herë pas here i është nevojitur ndihma rreth kryerjes së aktiviteteve rutinore si pastrimi, veshja ose ecja, transmeton Koha.net. Në disa raste vështirësitë në lëvizje kanë qenë mjaft serioze dhe shqetësuese.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë që personat, të cilët kanë pasur qëndrim pozitiv për plakjen dhe moshën e tyre, jetojnë më shëndetshëm dhe vështirësitë e tyre në lëvizje kanë qenë shumë më pak serioze.

Kështu, qëndrimi pozitiv dhe optimizmi personat më të moshuar do t’i nxisë në vizitat e rregullta te mjeku, marrjen e ilaçeve dhe aktivitete, aq sa është e mundshme.

Po ashtu, pjesëmarrësit të cilët kanë përjetuar rrëzime, ose kanë ndrydhur ose thyer diçka, kanë pasur 44 për qind gjasa më të mëdha për t'u shëruar nëse qëndrimi i tyre ka qenë dhe ka mbetur pozitiv.

Shkencëtarët theksojnë që qëndrimi pozitiv është gjithmonë i rëndësishëm dhe hapi i parë drejt jetës së shëndetshme. Të jesh pozitiv është e rëndësishme, si në moshën e re, ashtu edhe në moshën e vjetër dhe të pjekur. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...