Frika më e madhe - të folurit në publik

17 Dhjetor 2016 - 14:21      

Frika më e shpeshtë te njerëzit është frika nga të folurit në publik”, ka thënë David Rudd, dekan i kolegjit të shkencave sociale dhe sjelljes në Universitetin e Utah, transmeton koha.net.

Fobiet, të definuar si frikë e vazhdueshme nga diçka edhe pse ajo diçka nuk paraqet pothuajse asnjë kërcënim, mund të duken irracionale. Megjithatë, për ata me averzion ndaj të folurit në publik “rreziku” nuk është diskutabil.

“Në thelb të problemit është që megjithatë ekzistojnë kërcënime të caktuara dhe shumë të vërteta – kërcënimi për vetëbesimin, mendimin për vetveten dhe efikasitetin e vet”, ka shtuar Rudd. “Kur flasim në publik ua japim mundësinë të tjerëve për të na vlerësuar, dhe kjo mund të jetë mjaft e ashpër.”

Megjithatë problemi më i madh me këtë fobie është që njerëzit mendojnë se atyre kjo “kurrë nuk do t’ju ndodhë” dhe që besojnë se mundësia për të folur në publik është aq e vogël, sa edhe gjasa që mund t’i godasë rrufeja, transmeton koha.net.

“Megjithatë faktet flasin ndryshe. Gjatë jetës shumica e njerëzve do të gjenden në situatën në të cilën do të duhej të flisnin publikisht, qoftë para grupeve të vogla apo të mëdha”, paralajmëron Rudd. E vërteta është që duke filluar nga shkolla, fakulteti e deri te dasmat dhe tubimet familjare, shikuar realisht ka shumë raste në të cilat secili nga ne mund të gjendet para mikrofonit. Shumica e atyre që kanë fobie nga të folurit në publik do të tentojnë t’i fshehin shkaqet e ankthit, por kur papritmas janë të hedhur në zjarr, është e mundshme të shfaqin këto simptoma:

- djersitje të shtuar;
- dridhje;
- rrahje më të shpejtë të zemrës;
- buzë të thara;
- të përziera;
- marramendje;
- panik dhe frikë e madhe.

Për shumicën përvoja e të folurit në publik është thjesht paralizuese. Megjithatë, fobiet nuk janë asgjë e çuditshme – është numri i madh i atyre në botë që i kanë – por e çuditshme është se sa lloje ka. Më të shpeshta janë ato nga kafshët, si merimangat, gjarpërinjtë, qentë, lakuriqët e natës, pastaj hapësirat e mbyllura, fluturimet, lartësitë dhe rrufeja. Por ka gjithfarë lloje: frika nga fjalët e gjata, bananet, njerëzit tullacë, pasqyrat, kukullat, gjakderdhjet nga hunda, poezia, lulet, frika nga ajo që gjalpi i kikirikut do të mbesë në qiellzë, frika nga lajmet e mira dhe kështu me radhë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...