Të gjithë fazat e dashurisë

17 Dhjetor 2016 - 09:27      

Ekspertët kanë përcaktuar që në lidhjen e cila përparon ekzistojnë tri faza të dashurisë: dëshira, tërheqja fizike dhe lidhja emocionale. Lidhja në një periudhë të caktuar kalon nga një fazë në tjetrën, ndërsa disa lidhje as që arrijnë deri te faza e ardhshme, më së shpeshti e treta dhe që atëherë vjen deri te ndarja ose divorci, transmeton koha.net.

Për të ardhur deri te faza e tretë, është e nevojshme që një kohë të caktuar ta kaloni në lidhje, ndërsa ajo varet nga frekuenca e takimeve, pjekuria emocionale e partnerëve si dhe vetë qëllimet, sepse ka lidhje të cilat bazohen tërësisht në interes (dëshira për martesë, fëmijë, para, frika nga vetmia dhe ngjashëm).

Këto faza vlejnë për çdo lidhje, ndërsa kalimi nga njëra në tjetrën nuk përcaktohet domosdo nga ngjarjet (jeta e përbashkët, martesa, lindja e fëmijës), por radhiten në një tërësi, e njohur si dashuri.

Dëshira apo romantika

Dëshirën e iniciojnë testosteroni dhe estrogjeni. Riprodhimi është qëllimi evolucionar i kësaj faze. Në fazën e dëshirës ose romantikës krijohen themelet për dy fazat e ardhshme (tërheqja fizike dhe lidhja emocionale). Nëse themelet nuk krijohen në këtë fazë, lidhja herët a vonë ndërpritet.
Tani vjen deri te lirimi i forcuar i endorfinës dhe ju rrëmbejnë ndjenja të këndshme intensive. Në sytë tuaj partneri është i përkryer dhe i krijuar për ju. Ndiheni të entuziazmuar dhe ju kap ndjenja e ngjashme me atë pas konsumimit të çokollatës ose ushtrimeve.

Tërheqja fizike

Në këtë fazë shpesh humbet apetiti, keni nevojë për më pak gjumë dhe shpesh ëndërroni për atë person, tani lirohen dopamina, norepinefrina dhe serotonina dhe vërshojnë në trurin dhe trupin tuaj. Kjo fazë shpesh quhet edhe fazë e luftës sepse tentoni të ndryshoni disa shprehi te ana tjetër dhe atë person ta afroni sa më shumë parafytyrimit të partnerit tuaj ideal.
Në këtë fazë po ashtu bëheni pak më real dhe vjen deri te konfliktet e para të mendimit dhe interesit. Të rënit në dashuri ngadalë zhduket, fillon të shfaqet lidhja emocionale dhe entuziazmi humbet ngadalë.

Lidhja emocionale

Ekspertët e quajnë edhe pranim pa kushte. Përfshin përkushtimin, partneritetin, por edhe fëmijët. Frika nga intimiteti i thellë shpesh parandalon shumë njerëz që të arrijnë deri te kjo shkallë e dashurisë. Në këtë fazë jeni të vetëdijshëm për karakteristikat pozitive dhe negative të partnerit, por keni vendosur që së bashku ta ndërtoni jetën.

Konfliktet në këtë fazë janë më të shpeshta sepse filloni të ndërthurni jetën dhe shprehitë. Tani mund të vijë deri te “kriza” në lidhje të cilën ose do ta kaloni ose do ta ndërpritni lidhjen. S’ka më të dashuruar, ndërsa ka mbetur dashuria e cila ende është e papjekur, por në këtë fazë arrin nivelin më të lartë të pjekurisë nëse e lejoni. Shpesh ndodh që personat të ndahen në këtë fazë, sepse nuk kanë ndërtuar besimin e nevojshëm në dy të kaluarat, nuk kanë ndërtuar atë që u duhet të lidhen tërësisht, respektivisht të lidhen në nivel emocional.

Jetoni dashurinë!

Dashuria nuk është një gjë e cila sjell lumturinë dhe kënaqësinë (ose dhimbjen dhe hidhërimin). Dashuria është e gjallë, dinamike dhe ndryshon, rritet dhe kërkon kujdes të shtuar, duhet të kultivohet. Në të tri fazat, dashuria zbulon se kush jeni në të vërtetë, ndërsa në pah dalin të gjitha të metat tuaja, frika, forca, vullneti, përparësitë dhe të metat. Ju sjellim këshilla për të tri fazat e dashurisë, respektivisht për dashurinë në përgjithësi.
Fokusohuni në atë që mund të kontrolloni: qëndrimin, sjelljen, fjalët dhe energjinë. Nëse dëshironi të ndryshoni diçka në cilëndo fazë të lidhjes, bëjani me dije partnerit dhe punoni në të së bashku.

Mësoni të shprehni dëshpërimin, frustrimin dhe zemërimin. Të jeni të sinqertë dhe besnik ndaj vetes është diçka që meriton dashuri dhe respekt nga ana e partnerit.
Herë pas herë rikujtoni fazën e parë të dashurisë. Provoni në një moment ta ktheni dëshirën për partnerin tuaj. Mendoni për gjithçka që ju tërheq te partneri dhe lejoni që të zgjohen ndjenjat e fjetura.
Çmoni kualitetet e partnerit dhe jini falënderues për çdo gjë që ndani. Falënderimi mund të përmirësojë të gjitha fazat e dashurisë.

Fokusohuni në intimitet emocional, lëshojeni veten pavarësisht asaj që do të bëheni më të dobët. Nëse nuk e lëshoni veten kurrë deri në fund emocionalisht, lidhja juaj kurrë nuk do të bëhet e shëndetshme dhe kualitative.

Bëhuni zot i ndjenjave tuaja. Partneri nuk mund t’ju bëjë më pak të vlefshëm, krejt varet nga ju. Nëse nuk ndiheni të përmbushur, shqyrtoni qëllimet të cilat dëshironi t’i realizoni. Mbani mend që partneri nuk mund t’ju bëjë të ndiheni të mbushur në të gjithë fushat, për këtë jeni vetë përgjegjës! Zhvilloni personalitetin tuaj, të menduarit dhe filloni ta krijoni jetën të cilën dëshironi ta keni.
Këshillimi me ekspertë mund të merret parasysh në cilëndo fazë të dashurisë. Qasja objektive ndaj problemeve mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme për të gjithë fazat e dashurisë.
Pavarësisht fazës së dashurisë, duhet të dini mënyrën më të mirë se si t’i thoni partnerit tuaj që e doni!

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...