Gjenet janë përgjegjëse për lumturinë dhe disponimin e mirë

16 Dhjetor 2016 - 08:09      

Hulumtuesit kanë konkluduar që në kohët e mira personat që kanë versionin e shkurtër të gjeneve të cilat reagojnë jashtëzakonisht shpejt përfitojnë më së shumti, transmeton koha.net.

Ekipi hulumtues i profesoreshës Elaine Fox në Universitetin Essex ka vendosur të tentojë të dëshmojë që lumturia dhe disponimi i mirë janë të shkruara në gjenet njerëzore dhe duket që edhe kanë pasur sukses. Vullnetarët i janë nënshtruar testimit me fotografi, ku në ekran të kompjuterit u janë shfaqur qindra fotografi të ndryshme pozitive dhe negative.

Duke përdorur teknologjinë e re, profesoresha ka arritur të përcaktojë se në cilat fotografi janë koncentruar më shumë. Vullnetarët pas kësaj kanë dhënë mostrën e ADN-së, në të cilën hulumtuesit kanë kërkuar se cilin version të gjenit 5-HTTLPR e kanë, pasi që ky gjen është përgjegjës për kontrollin e nivelit të serotoninës në trup, transmeton koha.net.

Të mundshme janë kombinimet e dy versioneve të shkurtra të gjenit, e gjatë dhe e shkurtër dhe e dy versioneve të gjata. Ata që kanë dy versione të shkurtra janë fokusuar në fotografitë pozitive dhe nuk janë mërzitur duke shikuar ato negative. Ka koniciduar që versioni i njëjtë i shkurtër i gjenit deri tani është lidhur me ndjenjën e shqetësimit dhe depresionit.

Hulumtuesit kanë përfunduar që në kohëra të mira më së shumti përfitojnë personat që kanë versionin e shkurtër të gjenit i cili reagon jashtëzakonisht shpejt, sepse atyre shumë shpejt u ngrihet disponimi.

Sigurisht kur është situata e keqe, personat e tillë shumë lehtë mund të bien në depresion të rëndë çka do të thotë që janë shumë të ndjeshëm në disponimin e mjedisit. Sa u përket njerëzve me versionin e gjatë të gjeneve, tek ata çdo ndryshim i ndjenjave është më i ngadalshëm, çka ndihmon në kohët e këqija, por në kohët e mira nuk janë aq euforik.

Rezultatet e këtij hulumtimi mund të përdoren në përcaktimin e terapisë së duhur për njerëz të cilët shërohen nga ndonjë situatë traumatike. Nëse identifikohet gjenotipi i ndonjë personi, terapia e zgjedhur me këtë mënyrë nënkupton edhe shërim më të shpejtë dhe më kualitativ.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...