Nëse nuk doni të deheni pini në gota të drejta

14 Dhjetor 2016 - 16:15      

Forma e gotës ndikon në shpejtësinë me të cilën pinë njerëzit, pohojnë hulumtuesit britanikë, transmeton koha.net.

Studimi i publikuar në revistën "Plos One" sugjeron që njerëzit pinë shumë më shpejt nga gotat e rrumbullakëta se sa të drejta, ndërsa hulumtuesit konsiderojnë që kjo është për shkak të asaj që xhami i lakuar vështirëson “ritmin e rregullt” të pirjes.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 159 femra dhe meshkuj të cilët kanë pirë birrë ose lëng. Të gjithë në gota kanë pasur sasi të njëjtë të lëngut, rreth gjysmë litri, por disa kanë qenë të rrumbullakëta e disa të drejta.

Në pirjen e pijeve joalkoolike nuk ka pasur dallime kur është në pyetje forma e gotës, ndërsa të testuarve u janë dashur rreth 7 minuta për të zbrazur gotën, pavarësisht nga forma, transmeton koha.net.
Në pirjen e pijeve joalkoolike nuk ka pasur dallim sa i përket formës së gotës, ndërsa të testuarve u janë dashur rreth 7 minuta për të zbrazur gotën, pavarësisht cilës formë. Megjithatë tek alkooli është vënë re dallim i madh në mes grupeve me gota të ndryshme – atyre me gota të rrumbullakëta u janë dashur 7 minuta për të pirë birrën e tyre, ndërsa ata që kanë pirë nga gotat e rrafshëta 11 minuta.

“Koha e pirjes, në krahasim me gotat e rrumbullakëta, është ngadalësuar për rreth 60 për qind kur pija alkoolike pihet nga gota e rrafshët”, është përfunduar në studim.
Hulumtuesit mendojnë që xhami i rrumbullakuar vështirëson përcaktimin e ritmit të pirjes sepse për shkak të formës së vet vlerësohet më vështirë se sa ka lëng në gotë.

Të anketuarve u janë treguar një varg fotografish me gota gjysmë të mbushura dhe janë pyetur nëse janë të mbushura më shumë ose më pak se gjysma. Është vërtetuar që njerëzit më shpesh kanë dhënë përgjigje të gabuara kur e kanë vlerësuar sasinë e lëngut në gotat e rrumbullakëta.

Edhe më herët është dëshmuar që forma e gotës ndikon në sasinë e alkoolit të cilën e pinë njerëzit, ndërsa studimi nga vitit 2005 ka treguar që njerëzit me siguri do të hedhin më shumë alkool në gotat e ulëta dhe të gjera se sa në gotat e gjata dhe të ngushta.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...