Konsumimi i arrave shmang kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare

14 Dhjetor 2016 - 15:11      

Një studim i ri ka bashkuar të dhënat e sondazheve dhe studimeve të mëparshme lidhur me efektet e dobishme të arrave dhe frutave të thata.

Studimi tregon se konsumimi i tyre zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit.

Një grusht fruta të thata në ditë për t’u mbrojtur nga sëmundjet koronare të zemrës, kanceri, por edhe diabeti, nga sëmundjet e frymëmarrjes dhe madje edhe obeziteti.

Këtë fakt e tregon me numra dhe përqindje një studim i madh i publikuar në BMC Medicine, i udhëhequr nga një ekip epidemiologësh dhe ekspertësh të shëndetit publik nga Imperial College, në Londër dhe Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë së Norvegjisë.

Sondazhi ka vlerësuar 29 studime ndërkombëtare që përmbajnë një total prej më shumë se 800.000 njerëzish, burra dhe gra, ku përfshihen 12.000 raste të sëmundjeve koronare të zemrës, 9.000 infarkte, 18.000 raste mes sëmundjeve kardiovaskulare dhe kanceri dhe 85.000 vdekje, dhe arriti në përfundimin se një dozë ditore prej 20 gramë fruta të thata në ditë sidomos arra, lajthi apo kikirikë redukton me të paktën 30 për qind gjasat për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, 15 për qind nga patologji kancerogjene, dhe 22 për qind rrezikun e vdekjes së parakohshme. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...