Duhen 36 minuta që të zgjohemi krejtësisht

14 Dhjetor 2016 - 08:56      

Kjo është diçka që duhet të bëjmë çdo ditë, por pavarësisht kësaj, për disa kurrë nuk do të jetë pjesa e lehtë e ditës dhe nuk do të mësohen me këtë. Po flasim për zgjimin nga shtrati në mëngjes, sigurisht.

Për disa është më lehtë, për disa më vështirë, por hulumtimi ka treguar që na duhet përafërsisht gjysmë ore pas hapjes së syve për t'u ndjerë me të vërtetë të zgjuar.

Hulumtuesit britanik thonë që për shembull në Britani një në pesë persona, ose 17 për qind, konsiderojnë që janë tipa të mëngjesit, ndërsa të gjithë të tjerët konsiderojnë që mëngjesi është pjesa e më vështirë e ditës.

Hulumtimi ka treguar që shumica e njerëzve pasi që ju cingëron ora ose alarmi në telefon, zakonisht ua japin komandën për shtyrje të alarmit mesatarisht për 14 minuta, dhe pastaj tingulli i njëjtë i përkujton për t'u zgjuar, transmeton Koha.net. Për t'u zgjuar tërësisht nevojiten gjithsej 36 minuta, transmetojnë mediet britanike.

Rreth 73 për qind e të anketuarve kanë thënë që më shumë pëlqejnë të zgjohen nga tingulli i zogjve ose kikiriku i gjelit, sepse kjo lë përshtypje pozitive tek ta.

Tingujt që do t'u ndihmojnë të filloni ditën më lehtë janë: cicërima e zogjve, zëri i gjelit, zhurma e valëve, tingujt e pianos, muzika klasike. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...