Meshkujt janë bartës të gjeneve të këqija

13 Dhjetor 2016 - 08:55      

Me vite shkencëtarët dhe mjekët i kanë akuzuar prindërit për sëmundjet që shfaqen te fëmijët e tyre.

Gjendjet siç janë verbëria ose shurdhëria mund të barten përmes gjeneve, ndërsa stili i pashëndetshëm i jetës, foshnjave u lë rrezik të madh për të zhvilluar probleme të ndryshme, dhe madje edhe sulm në zemër.

Mjekësia në kohën e fundit është duke rritur gjetjen e dëshmive të cilat aludojnë që etërit janë më së shumti përgjegjës për gjendjet e tilla, transmeton Koha.net. Gjenet e gjinisë më të fortë, mënyra e ushqimit dhe niveli i stresit mund t’u shkaktojnë probleme serioze pasardhësve të tyre.

Hulumtimet më të reja ofrojnë pasqyrë më të mirë të asaj se si etërit u bartin sëmundje të ndryshme bijve të tyre dhe atë përmes kromozomit Y.

Dëshmitë e fundit sugjerojnë që shprehitë e pashëndetshme të etërve rrisin rrezikun nga zhvillimi i sëmundjeve të zemrës te fëmijët e tyre për, madje 50 për qind.

Shkencëtarët nga Universiteti Leicester kanë analizuar mostrat e spermës te më shumë se 3.000 meshkuj. Me vëzhgimin e gjeneve në kromozomet e tyre kanë përcaktuar që meshkujt me haplogrupe kanë madje 50 për qind rrezik më të madh nga zhvillimi i sëmundjeve koronare.

Haplogrupet janë grupe të haplotipeve, përkatësisht të gjeneve në kromozome që nuk rikombinohen dhe nuk kanë çiftin e vet në kromozomin tjetër. Gjenden në kromozomet Y dhe i kanë vetëm meshkujt, ndërsa barten nga babai tek i biri.

“Sigurisht që meshkujt nuk mund t’i ndryshojnë gjenet e veta, por ka mënyra që të reduktohet rreziku”, transmeton MailOnline deklaratën e prof. Lise Bloomer.

Ekspertët pohojnë që rreziku mund të reduktohet ashtu që të kihet kujdes në shkaqet e tjera të sëmundjeve koronare siç janë pesha trupore, tensioni i gjakut dhe niveli i kolesterinës.

Përveç rrezikut nga sëmundjet koronare, rezultatet sugjerojnë që shprehitë e pashëndetshme jetësore mund të transmetojnë te pasardhësit, sjelljen e varësisë, depresionin dhe ankthin.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...