A është qumështi i sotëm i shëndetshëm për fëmijët tanë

11 Dhjetor 2016 - 08:08      

Hulumtimet gjithnjë e më të shumta sugjerojnë lidhjen e mundshme të konsumimit të qumështit të pasterizuar me diabetin, astmën, alergjitë, problemet e tretjes, sëmundjet autoimune, intolerancën në laktozë dhe shumë çrregullime dhe sëmundje tjera.

Qumështi i lopës që nga lashtësia është konsideruar ushqim i përkryer. Por qumështi i gjysheve dhe gjyshërve tanë dallon shumë nga qumështi i sotëm i fituar nga lopët e kultivuara masovikisht. Deri në çfarë mase qumështi i përpunuar në mënyrë industriale nga raftet e dyqaneve i përshtatet konsumimit njerëzor?

Deri në periudhën e revolucionit industrial, për ushqim të njerëzve është përdorur qumështi i papërpunuar dhe i pasterizuar, transmeton Koha.net. Qumështi i papërpunuar është burim i rëndësishëm i proteinave yndyrave, sheqernave, vitaminave, kalciumit dhe mineraleve tjera të cilat shpesh mungojnë në ushqimin e njeriut të sotëm. Por, atëherë në rrëfim ndërlidhet pasterizimi.

Pasterizimi i qumështit është procedurë e ngrohjes së shpejtë në temperatura të larta, ndërsa pas kësaj pason ftohja e shpejtë, ndërsa zbatohet me qëllimin e shkatërrimit të mikroorganizmave dhe zgjatjes së afatit të skadimit. Gjatë përpunimit të ngrohtë humbin shumë veçori të dobishme të qumështit, ndërsa cilësia e tij bëhet diskutabile. Ndikimin më të madh e ka në vitamina dhe praninë e baktereve të dobishme në qumësht dhe në proteinat e qumështit me të cilat ndryshohet struktura dhe ato bëhen më të vështira për tretje. Qumështi i pasterizuar, i cili u ekspozohet temperaturave shumë të larta, i ka vlerat ushqyese shumë të diskutueshme.

Procedurat e dëmshme të përpunimit të qumështit të papërpunuar
Përveç pasterizimit gjithsesi duhet të përmendet edhe procesi i homogjenizimit të cilit i nënshtrohet qumështi në prodhimin industrial. Homogjenizimi është proces i shpërbërjes së molekulave të yndyrës nën presion të madh në grimca shumë të vogla. Dhe ky proces tërësisht i panatyrshëm e ekspozon qumështin në temperatura të larta dhe ndryshon përbërjen, ngjyrën dhe shijen e qumështit.

Po qumështi me përqindje të ulët të yndyrës? Ky proces përfshin largimin e yndyrave nga qumështi, me çka ky ushqim varfërohet në mënyrë akoma më shumë. Largimi i yndyrës vështirëson edhe më shumë përdorimin e përbërësve tjerë ushqyes në organizëm. Për shembull, kalciumi nga qumështi më së miri absorbohet në pranin e yndyrave të qumështit.

A duhet ta largojmë tërësisht qumështin nga menyja?
Në përbërjen dhe cilësinë e qumështit ndikojnë shumë faktorë. Lopët e rritura për prodhimin intensiv të qumështit ushqehen me ushqim i cili nuk është i përshtatshëm për llojin e tyre, çka ndikon dukshëm edhe në përbërjen e qumështit të tyre. Po ashtu, shtesat siç janë hormonet, antibiotikët etj., dhe stresi i shkaktuar me kushtet ekstreme jonatyrore në të cilat jetojnë, dobësojnë imunitetin e lopëve, transmeton Koha.net. Kafshët u nënshtrohen veprimit të baktereve të ndryshme të cilat mund të arrijnë edhe në qumësht dhe ai atëherë duhet të përpunohet në mënyrë termike para konsumimit. Qumështi i shëndetshëm, i cili konsiderohet ideal për konsumim fitohet nga lopët që rriten në kushte natyrale, të ushqyera me ushqim natyral.

Shkenca deri sot nuk ka arritur të prodhojë qumështin e përpunuar i cili i përmban të gjithë përbërësit e dobishëm të qumështit natyror të papërpunuar. Atë çka industria e qumështit e shet si qumësht, duke pohuar që është jashtëzakonisht i shëndetshëm, veçanërisht për eshtrat tona, është substancë me vlera ushqyese shumë të diskutueshme. Por nëse dëshironi të përdorni qumështin e papërpunuar të lopës, ai duhet të jetë nga burim i besueshëm, pasi që mund të përmbajë baktere potencialisht të rrezikshme. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...