7 Dhjetor 2016 - 17:10
Një studim i Universitetit të Durhamit arriti në përfundimin se Toka ngadalëson me 1.8 të qindtat e sekondës rrotullimin e saj rreth vetvetes në një shekull.
Studiuesit e përfshirë në këtë hulumtim kanë gjetur edhe shkakun e kësaj.
“Baticat dhe zbaticat e shkaktuara nga graviteti i Hënës janë ato që shkaktojnë këtë”, thotë Leslie Morrison, bashkëautore në studim, transmeton tch.
Efektet në bashkëveprimin Tokë-Hënë janë të ndërsjella dhe nëse Toka bëhet më ‘dembele’, Hëna largohet më shumë.
“Orbita e Hënës zgjerohet me 4 centimetra në vit nga kjo”, deklaron Morrison.
Grupi i shkencëtarëve kanë përdorur si pikë referimi në këtë studim eklipset diellore dhe të dhënat historike të grumbulluara prej tyre.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...