7 Dhjetor 2016 - 14:17
Vetëm shikimi i fotografisë së natyrës ul tensionin e gjakut dhe relakson tensionin e muskujve. Edhe pse më së shpeshti theksohen anët negative të shikimit të televizorit, programet e caktuara mund të reagojnë pozitivisht në shëndet, në qëndrime dhe në të menduar, pohojnë shkencëtarët.
Adoleshentet, të cilët duke shikuar seriale televizive janë takuar me problematikën e shtatzënisë së paplanifikuar, ishin shumë më të vetëdijshme për rëndësinë e seksit të sigurt, kanë zbuluar ekspertët e Universitetit në Kaliforni.
“Duke shikuar serialet e tilla, adoleshentet ‘janë miqësuar’ me heroinat dhe janë bërë më të ndjeshme me problematikën e shtatzënisë së paplanifikuar më shumë se pas çfarëdo leksioni apo fushate të ekspertëve”, thekson bashkautorja e hulumtimit, dr. Robin Nabi.
Përkundër faktit që hulumtimet e mëparshme tregojnë se si fëmijët të cilët kënaqen më shumë duke shikuar televizor lexojnë shumë më pak, ekspertët tani pohojnë se si shikimi apo dëgjimi me qëllim i programeve televizive po ashtu shpesh ndihmon në zhvillimin e aftësive gjuhësore dhe oratorike të fëmijëve.
Sa më kompleks - aq më mirë
Nëse përdoret në mënyrë të drejtë, TV mund të jetë medie e mrekullueshme për fëmijët. Por e rëndësishme është të zgjidhen përmbajtjet e përshtatshme, transmeton Koha.net. Programi i cili përfshin më shumë tema dhe marrëdhënie mes karaktereve është shumë më mirë se ai që përmban rrëfim të njëanshëm apo me vetëm një karakter. Sa më komplekse - aq më mirë, thotë psikologia, dr. Aletha Huston.
Anët e mira të televizorit
- Programet mund të jenë edukative dhe inspiruese. Nganjëherë fëmija do ta kuptojë më lehtë, për shembull, zhvillimin dhe rritjen e bimëve duke shikuar një dokumentar.
- Fëmijët të cilët shikojnë programe edukative, joagresive për fëmijë, sipas hulumtimeve tregojnë rezultate më të mira në lexim dhe testet e matematikës.
- Parashkollorët të cilët shikojnë programe informative dhe arsimore edhe në moshë të rritur shikojnë më me qejf filma dokumentarë.
- Fëmijët të cilët në moshën e tyre parashkollore shikojnë emisione arsimore, shpesh kanë nota më të mira, më shumë e çmojnë arsimimin dhe janë më pak agresivë, thonë shkencëtarët.
- Filmat vizatimorë tek fëmijët veprojnë në mënyrë relaksuese, qetësuese, madje zvogëlojnë edhe dhimbjen fizike, kanë zbuluar shkencëtarët e Universitetit në Siena.
Mashtrimi
TV-ja fëmijëve ua merr kohën e çmuar për zhvillimin e aftësive motorike, sociale dhe analitike, pohojnë disa shkencëtarë.
Vështirësia
Programet sot janë shumë më komplekse dhe shumëfish më të nuancuar se sa kanë qenë më herët, theksojnë ekspertët.
Komunikim më i lehtë
Në emisione shpesh hapen çështje të ndjeshme, çka ndihmon në komunikimin më të lehtë dhe më të sinqertë mes fëmijëve dhe prindërve.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...