Fuqia e së zezës

4 Dhjetor 2016 - 20:33      

Ngjyra e zezë njihet si ngjyra më e dashur e modës. Sipas njerëzve të modës, ajo do të qëndrojë në pasarela deri në përjetësi.

Redaktorja e modës, Grace Coddington, është njëra nga “fashionistet” që gjithnjë vishet zi. Modelet dhe aktoret, binjaket fashioniste Mary-Kate dhe Ashley Olson, gjithashtu vishen me të zezë dhe thonë se kjo ngjyrë i bën të ndihen më mirë, shkruan sot Koha Ditore.

Gazetarët e modës po pyesin nëse ka ndonjë arsye për të mos e veshur të zezën. Fashionistët po u përgjigjen duke e veshur të zezën në mënyrat më moderne në kombinim me fjalën e fundit të modës.

Fashionistët e blogerët kanë shkruar se veshja me të zezë nga koka tek këm-bët është mënyra më e lehtë dhe më e bukur për të ecur në hap me kohën.
Xhaketat e zeza nga lëkura, pantallonat e zeza, bluzat e zeza e këpucët e zeza nuk dalin kurrë nga moda.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...