Çfarë të hiqni nga dollapi në të 30-at [foto]

3 Dhjetor 2016 - 23:06      

30 vjeçe, një hap i rëndësishëm në jetën e një femre që duhet të bëjë llogaritë me të mos qenë më...pikërisht, një vajzë.

Mos shihni vërdallë. Në ditën e ditëlindjes ka nga ata që thonë “shumë urime, si je me një vit më shumë?”, dhe ti gjithmonë përgjigjesh pak e shokuar “ndihem njësoj si më parë!”.

Është apo jo e vërtetë, kur vjen në të 30-at ka diçka që nuk mund të jetë njësoj si më parë. Flasim për gardërobën.

Vetëm pak koshiencë, që në të 30-at nuk jeni më një vogëlushe dhe disa gjëra, madje dhe aspekti fizik ndryshojnë, që nga universiteti.

Pse? Sepse për pjekurinë, besimi është shije-shije. Merrni frymë thellë dhe hapni dollapin. Ju premtojmë që më pas do të ndiheni si të reja, transmeton tch. Sigurisht, të veshura më mirë...

Shorts
E nisim në “gjënë e madhe” të jetës sonë, xhinset shorts të grisura dhe shumë të shkurtra. Shumë të shkurtra për atë që është më shumë se 20 vjeç. Hidhini!

Streçet
Shumë të dashura dhe shumë të uryera, streçet sapo mbush 30 vjeç janë të tolerueshme me një bluze shumë të madhe. Mos i vishni jashtë shtëpisë me bluza të shkurtra pasi nuk do të lodhemi duke ju përsëritur se nuk janë pantallona.

T-shirt “ironike”
Ose më mirë të themi vulgare. 30 vjeç ia vlen që të mos dalësh rrugëve me shprehje që thonë... gjëra vulgare.

Bizhuteritë
Ato që bëhen jeshile dhe lënë gjurmët në gisht, hidhini urgjent!

Këpucët e larta
Ka qënë një kohë në të 20-tat që keni ndjekur modën me këpucë me takë jashtëzakonisht të lartë dhe material jocilësor. Pendohuni për këtë dhe harrojini. Mund t’i hidhni!

Fustanet e shkurtër
Janë ato njëshe, me një copë dhe sintetike, shpesh elastike. Hiqini dhe ua lini 20-vjeçareve me pushime, njësoj siç keni bërë ju në kohën tuaj.

Ngjyrat neon
Duke nisur që nga këpucët deri tek aksesorët, është më mirë të hiqni tonalitetet neon nga gardëroba juaj.

Rrethi i kokës
Detajet e princeshave duhet të kthehen në sirtar të dashura 30-vjeçare. Merrni frymë thellë dhe hidhini!

Xhinset e grisura
Pasi përmendëm shorts është e kotë të themi që dhe moda e xhinseve të grisura nuk është e përshtatshme për moshën 30 vjeç. Pastaj të themi që janë trendi më i keq i dy stinëve të fundit.

Aksesorët e fëmijërisë
Njëherë e një kohë doli në modë përdorimi i maces japoneze, “Hello Kitty” që përdorej shumë nga VIP-at. Epo ky moment ka marrë fund dhe disa gjëra është mirë t’i ruani në kujtimet tuaja!

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...