Vjen në Shqipëri medikamenti i ri për kurimin e ishemive

3 Dhjetor 2016 - 18:16      

Pacientët që bëjnë Ishemi cerebrale dhe që paraqiten tek mjeku që kur fillon mpirja e duarve e krahut, fytyrës apo simptoma të tjera mund t’u shpëtohet jeta, madje edhe paraliza falë një medikamenti të ri të kushtueshëm që ka vetëm një muaj që ka hyrë në Shqipëri dhe që ofrohet falas.

Në QSUT është ngritur shërbimi neurovaskular që merret me trajtimin e këtyre sëmundjeve që radhiten në vendin e parë për invaliditetin dhe vendin e tretë sa i përket vdekshmërisë.

“Nëse i sëmuri paraqitet brenda 4 orëve të ndodhjes së ishemisë cerebrale jemi në gjendje të vendosim diagnozën shumë shpejt dhe të ofrojmë përdorimin e një medikamenti që e shkrin trombin dhe brenda 24 orëve shpëtojmë jetën dhe defiçitin neurologjik”, tha Prof Dr .Mira Rakacolli, shefe e shërbimit neurovaskular.

Mjekë neurologë nga trevat shqiptare janë mbledhur në Tiranë për të diskutuar risitë në neuroshkencë.

“Dio të ketë një përmirësim në sjelljen ndaj pacientëve. Të gjithë protokollet dhe mjekimet shikohen tamam siç janë normat europiane”, tha Prof. Dr. Mentor Petrela, shef i shërbimit Neurokirugjisë.

Ministri i Shëndetësisë paralajmëroi ngritjen e qendrave të rehabilitimit për pacientët e munguara deri më tani.
“Do të fillojmë punën për ngritjen e një rrjeti kombëtar me rreth 7 qendra rehabilitimi në mënyrë që dhe në rehabilitim të mund të përimrësojmë atë që i ofrojmë bashkëqytetarëve tanë. Ftoj sektorin privat të investojë, dhe me vite qeveria të mund të shlyejë investimin e tyre”, tha Beqaj. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...