3 Dhjetor 2016 - 16:31
Disa njerëz thonë që dhimbja e veshit është një nga llojet më të rënda të dhimbjes. Fatmirësisht, ka ilaçe natyrore të cilat shumë shpejt e lehtësojnë dhimbjen.
Hudhra
Nxehni një thelb hudhre në vaj ulliri. Lëreni të ftohet, duhet të jetë i ngrohtë, por jo shumë. Vajin e derdhni në vesh, lëreni të qëndrojë 5-10 minuta, pastaj ktheni kokën në anë tjetër që vaji të dalë dhe gjatë kësaj përdorni fashë ose pecetë ose diçka që do të thithë vajin, transmeton Koha.net. Kurrsesi mos vëni hudhër të gjallë në vesh, sepse mund të nxisë irritimin e lëkurës dhe therje apo djegie.
Kanella
Përzini pak kanellë me vaj ulliri dhe pastaj nxeheni. Kur bëhet e nxehtë, largojeni nga zjarri dhe lëreni që të ftohet derisa të bëhet e vakët. Kulloni përzierjen, ndërsa vajin e vërë në vesh. Lëreni të veprojë 5 deri 10 minuta.
Bar veshi
Siç e ka emërtuar shumë mirë edhe populli, bar veshi është bimë e cila me shekuj përdoret për shërimin e inflamacioneve të ndryshme. Merrni disa gjethe të kësaj bime, preni dhe shtrydhni lëngun në vesh. Lëreni të veprojë disa minuta, dhimbja do të reduktohet. Lëngun e bar veshit mundeni edhe ta nxehni që ta keni sa më përshtatshëm.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...