Stresi shkakton kancerin?

3 Dhjetor 2016 - 08:27      

Shkencëtarët amerikanë pohojnë që njerëzit anksiozë, si dhe ata që shpesh janë të ekspozuar ndaj stresit, por nuk dinë të përballen me të, kanë rrezik më të madh nga krijimi i kancerit, transmeton koha.net.

Hulumtimi është kryer në minjtë laboratorikë, të cilët tregojnë sjellje anksioze, siç është shmangia e hapësirave të errëta ose të hapura. Të gjithë minjtë, anksiozë apo të qetë, pastaj i janë ekspozuar rrezatimit ultraviolet në nivelin në të cilin njerëzit i ekspozohen gjatë ekspozimit të tepruar të diellit.

Pas disa muajve të dy grupet e minjve kanë zhvilluar tumor të lëkurës, por minjtë anksiozë kanë zhvilluar numër dukshëm më të madh të tumoreve, për dallim nga minjtë e qetë. Hulumtimi është publikuar në revistën “PLOS One”, transmeton koha.net.

Stresi dhe ankthi shpesh lidhen me problemet shëndetësore. Ky është hulumtimi i parë i cili ka gjetur lidhjen në mes stresit, ankthit dhe rrezikut të shtuar nga zhvillimi i kancerit.
Udhëheqësi i hulumtimit, dr. Firdaus Dhabhar, ka deklaruar se si “ky hulumtim tregon që stresi dhe ankthi i kontribuojnë zhvillimit të kancerit”.

Ekspozimi ndaj burimeve të nervozizmit shpesh nuk mund të shmanget, por është e nevojshme të mësohemi të përballemi me të. Kyç është që të bëni diçka që ju relakson për të parandaluar efektin negativ të stresit.
Pa dyshim janë të nevojshme hulumtime të tjera për të përcaktuar nëse rezultatet e këtij hulumtimi mund të vlejnë edhe tek njerëzit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...