2 Dhjetor 2016 - 08:37
Shkencëtarët tani besojnë që kanë gjetur arsyen për shkak të së cilës kruajtja është kaq infektuese. Siç thonë, krejt varet nga emocionet. Hulumtimi ka zbuluar që njerëzit të cilët janë më të prirë ndaj kruajtjes infektuese po ashtu janë më të prirë edhe ndaj ndjenjave negative. Sa më stabil të jetë personi emocionalisht, më lehtë do t’i rezistojë dëshirës që të kruhet pasi që sheh që këtë e bën edhe dikush tjetër.
Të kuptuarit e mekanizmave të këtij procesi mund të çojë deri te shërimi më i mirë personave që vuajnë nga ndjenja kronike e kruajtjes, për të cilën nuk ekziston ndonjë arsye dermatologjike.
“Gati të gjithë ndjejnë nevojë që të kruhen kur shohin dikë tjetër që kruhet, por askush kurrë nuk e di arsyen. Në fillim është besuar që arsyeja e kësaj është empatia, transmeton koha.net.
Megjithatë ne kemi zbuluar që neuroticizmi, tendenca e përgjithshme e personave për të përjetuar ndjenja negative, është e lidhur ngushtë me kruajtjen ngjitëse. Kemi zbuluar që është shumë më lehtë që me kruajtje infektuese të ndikojmë në vullnetarët me shkallën e lartë të neuroticizmit. Vrojtimet tona kanë zbuluar lidhjen në mes aktivitetit të korteksit prefrontal dhe neuroticizmit. Vullnetarët që kanë qenë emocionalisht më stabil kanë qenë shumë më pak të ndjeshëm ndaj kësaj sepse janë shumë më efikas në luftën kundër ndjenjave të kruajtjes të cilat krijohen kur shikojmë që njerëzit tjerë kruhen”, ka thënë dr. Henning Holle nga Universiteti Hull.
Në hulumtim kanë marrë pjese 51 vullnetarë. Para testimit të gjithë kanë plotësuar anketat, ndërsa pastaj u është skanuar aktiviteti i trurit derisa kanë shikuar incizimin i cili i ka treguar njerëzit se si kruhen. Skanimi ka treguar që shikimi i dikujt duke u kruar aktivizon fushat e njëjta të trurit të cilat janë të lidhura edhe me ndjenjën e vërtetë të kruajtjes.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...