1 Dhjetor 2016 - 16:29
Përfitimet shëndetësore të mjaltit nisin që nga reduktimi i kollës dhe acarimit të fytit, trajtimin e ulcerës, çrregullime gastrointestinale deri në parandalimin e disa lloje kanceresh dhe sëmundje të zemrës.
Mjalti është përdorur si një trajtim për plagët, gjithashtu i shkëlqyer për lëkurën tuaj, duke përfshirë edhe të ngadalësuarit e procesit të plakjes, parandalimin e akneve etj.
Në një gjetje të rëndësishme, një grup shkencëtarësh indianë kanë gjetur se mjalti mund të ndihmojë në trajtimin e plagëve të kancerit në gojë. Grupi i kërkimeve ndërdisiplinore ishte i përbërë nga inxhinierë kimike, bioteknologë dhe mjekët.
Eksperimentet në laboratorin e Shkollës së Mjekësisë Shkencës dhe Teknologjisë në IIT kanë treguar se jo vetëm të shëron kancerin, por edhe minimizon shanset e përsëritjes së kancerit oral pas ndërhyrjes kirurgjikale, transmeton kp.
“Shumë pacientë duhet të shkojnë të operohen në rastin e kancerit në gojë. Pasi kjo pjesë është hequr, ajo shkakton një plagë e cila mund të ketë disa qelizave kanceroze apo para-kanceroze të mbetura në të. Për këtë arsye, gjasat janë të larta se kanceri mund të përsëritet. Teknologjia ndihmon pacientët të kontrollojnë këto plagë “, tha bashkë-studiuesi Nandini Bhandaru.
Ekipi i kërkuesve tashmë ka paraqitur një patentë për gjetjet e tyre. Para komercializimit te teknologjisë, shkencëtarët do të duhet të kryejnë eksperimente në kafshë dhe pastaj në pacientët e njeriut.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...