30 Nëntor 2016 - 16:24
1. Jeni të pakujdesshëm – derisa nuk u paraqitën kartelat e kreditit ka qenë vështirë të shpenzoni më shumë se sa keni. Sot nuk më kështu. Nëse keni borxhe në kartelën e kreditit, sepse nuk keni mund të prisni të bëni mjaft para për të blerë diçka me të holla, i bëni të tjerët të pasur, ndërsa veten e futni në robërinë e borxhit, transmeton koha.net.
2. Nuk keni caqe –është vështirë të ndërtohet pasuria nëse nuk keni ndarë kohën për të menduar se çka dëshironi saktësisht. Nëse nuk keni vendosur caqe apo synime, me siguri që nuk do t’i realizoni. Duhet të bëni diçka më shumë se vetë deklarimet “dëshiroj të jem milioner”. Ajo që duhet të bëni është të caktoni caqet e kursimit dhe investimeve në nivel vjetor, dhe të gjeni planin për të arritur ato synime. Duke fjetur deri në orën 14:00 dhe duke u sorollatur në “qymezin” më të afërt, synimet apo caqet nuk do t’i arrini kurrë.
3. Keni shprehi të këqija – pavarësisht se a pini cigare, alkool, luani bixhoz ose keni ndonjë shprehi tjetër të keqe, ajo në secilin rast merr shumë para të cilat do të mund t’i përdornit në ndërtimin e pasurisë. Shumë njerëz nuk kuptojnë që shpenzimet për shprehitë e tyre të këqija shtrihen përtej shpenzimeve direkte. Merreni pirjen e duhanit për shembull: kushton shumë më shumë se vetë kutia e cigareve, sepse kostoja në fund do të reflektojë edhe në shëndetin tuaj, normën më të lartë të sigurimit, vlerën e zvogëluar të pasurive të patundshme etj. Ndërsa për bixhozin në kazino as të mos flasim, fillohet nga pagat e deri te pasuritë e patundshme të lëna në bixhoz...
4. Për ju ka rëndësi se çka mendojnë fqinjët – nëse bëni gara me ta dhe pasuritë e tyre, i hidhni paratë e fituara me mund në gjëra me të cilat do të impresiononi të tjerët, në vend se të ndërtoni pasurinë tuaj. Po ashtu nëse jeni xheloz në ta dhe bëni thashetheme për ta në vend se “të kombinoni” diçka, nuk do të shkoni shumë larg.
5. Nuk jeni të përgatitur – gjërat e këqija kohë pas kohe u ndodhin edhe më të mirëve, dhe nëse nuk jeni të përgatitur për gjërat e tilla përmes sigurimit, çfarëdo pasurie e arritur mund të zhduket në sekondë.
6. Mbështeteni tek të tjerët – besoni se si tjerët kanë më shumë njohuri për paratë, dhe mbështeteni ekskluzivisht në vlerësimet e tyre kur vendosni ku të investoni paratë. Fatkeqësisht, shumica e njerëzve edhe vetë dëshirojnë të bëjnë para, dhe ky është qëllimi i tyre primar kur ju këshillojnë ku të investoni. Dëgjoni këshillat e njerëzve tjerë për të fituar ide të reja, por provoni të mblidhni informata të mjaftueshme për të marrë vetë vendimin se ku dëshironi të investoni. Po kështu duhet të jeni të kujdesshëm, sepse sot ka gjithnjë e më shumë mashtrues dhe kriminelë.
7. Provoni të bëni para në shpejtësi -për shumicën e sipërmarrësve, pasuria nuk vjen në mënyrë të shpejtë. Dëshira që të fitoni në mënyrë të shpejtë shtrihet në mënyrën me të cilën investoni, me rezultate të ngjashme, që janë kryesisht të këqija. Lakmia dhe investimi në disa qëllime të paligjshme janë hapat më të këqij.
8. Investoni në gjërat që nuk i kuptoni – keni dëgjuar se si dikush tjetër ka fituar shumë para në atë mënyrë, dhe tani dëshironi ta provoni edhe vetë. Nëse personi tjetër edhe i ka fituar ato para, kjo është sepse ka kuptuar mënyrën se si funksionon investimi. Investimi i parave tuaja në diçka që nuk e kuptoni, vetëm pse dikush tjetër ka fituar kështu, mund të çojë deri tek ajo që të mbesni edhe pa ato pak para që i keni investuar.
9. Frikësoheni nga risku – aq shumë i frikësoheni riskut të investimit sa që tërë paratë i mbani nëpër llogari me çka në të vërtetë humbet vlera e tyre për shkak të inflacionit, dhe përsëri refuzoni ta zhvendosni atje ku janë të mundshme nivele më të larta të kthimit.
10. Injoroni shpenzimet tuaja – keni qëndrimin se kur fitoni sa duhet, financat do të përkujdesen vetë për veten. Nëse për momentin keni borxh, ka gjasa që do të ripërtërihet vetvetiu në të ardhmen. Fatkeqësisht, duhet planifikim për t’u krijuar pasuria.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...