29 Nëntor 2016 - 18:57
Çka fshihet në të vërtetë pas etiketave e mbishkrimeve fluoreshente për çmime më të ulëta?
Paketimi më i vogël, çmimi i njëjtë
Në kohën e fundit është mjaft i popullarizuar zvogëlimi i paketimit të produktit. Këtij marifeti i janë nënshtruar shumë prodhues vendës dhe të huaj. Çmimet e produkteve mbesin të njëjta ose më të ulëta, ndërsa paketimi është më i vogël për 10 ose 20 gramë, ndërsa blerësit këtë gjë shpesh as nuk e vënë re. Nëse dëshironi të kurseni me të vërtetë diçka, kini kujdes për peshën e produkteve dhe sasinë e përmbajtjes në paketim.
Dy plus një gratis
Sigurisht që dëshirojmë të fitojmë diçka pa para nëse na jepet mundësia. Shpesh në mënyrë automatike blejmë produktet “dy për një” ose “tre për dy” sepse mendojmë që në këtë mënyrë kursejmë. Megjithatë, shpesh mund të ndodhë që të kurseni vetëm disa centë. Nëse oferta përbëhet nga dy ose më shumë produkte të ndryshme, mendoni mirë nëse vërtet keni nevojë për të gjitha ato. Po ashtu, llogaritni se për çfarë kursimi bëhet fjalë. Mund të ndodhë që të paguani produktet që nuk ju nevojiten.
Renditja dhe pozita e rafteve
Shumica e njerëzve besojnë që produktet dhe çmimet më të mira janë në mes të raftit, sepse blerësit kryesisht nuk u kushtojnë vëmendje skajeve, respektivisht fillimit dhe mbarimit. Megjithatë, hulumtimet më të reja tregojnë që është pikërisht e kundërta. Aksionet janë më të shpeshta në fund të rafteve, që është edhe pozita më e mirë.
Çmimi për copë
Disa produkte mund t’i blejmë me kilogramë, ndërsa disa vetëm me copë, derisa disa shiten në të dy mënyrat. Bëhet fjalë për marifetin klasik tregtar. Me siguri do të mendoni se është më mirë të blini tri produkte të paketuara, sepse janë shumë të lira, që nuk do të thotë se është ashtu me të vërtetë. Kini kujdes në çmimin e theksuar për një kilogram, sidomos të pemëve dhe perimeve, sepse çmimi për një copë mund t’ju hutojë.
Më pak është më shtrenjtë?
Karakteristikë apo rregull e kursimit gjithmonë ka qenë: blej paketim më të madh sepse është më lirë se më i vogli. Në kohën e fundit kjo rregull është dëshmuar e gabuar. Dallimet e çmimeve për paketimet e vogla dhe të mëdha janë gjithnjë e më të vogla. Nëse, për shembull, nuk ju duhen 10 kilogramë detergjent për rroba, ndoshta më shumë do t’ju shpaguhet të blini paketimin më të vogël.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...