Soda dhe molla “fshijnë” njollat nga kafeja dhe vera, ndërsa djathi “ruan” kalciumin

26 Nëntor 2016 - 15:18      

Molla dhe djathi pastrojnë shtresat e kafesë, të verës dhe të ushqimit, ndërsa furça është më efektive nëse dhëmbët më parë pastrohen me pe. Çdo tre deri katër muaj duhet të ndërrohet furça, transmeton koha.net.

Peri për dhëmbë me besnikëri do të zëvendësojë rrëmojcat e dhëmbëve. Ai po ashtu do të largojë mirë edhe ushqimin që ka mbetur në mes dhëmbëve. Por kini kujdes, duhet të jeni të butë nëse përcaktoheni për ketë zgjidhje. Kurrë mos e shtypni fortë sepse kështu mund të dëmtoni mishin e dhëmbëve, ndërsa rrëmojca mund të thyhet dhe të ngulet në mish. Megjithatë, më i miri është peri për të pastruar dhëmbët, sepse ai gjithmonë do të largojë ushqimin “e mbetur” dhe bakteret. Por, pyetje e përjetshme është nëse më parë dhëmbët duhen të pastrohen me pe apo me brushë. Gjithmonë duheni t’i lani dhëmbët ashtu që brusha të jetë e mbështetur në dhëmbë nën këndin prej 45 shkallësh, transmeton koha.net.

Mollët dhe djathi janë “miq” të mirë të dhëmbëve. Për të pastruar dhëmbët “e ngjyrosur” me kafe, verë apo ushqim tjetër, më parë lajini dhe pastaj hani mollë. Djathi ndihmon dhëmbët për të ruajtur kalciumin dhe vitaminat, ndërsa për dhëmbë janë të mira edhe qumështi, peshku, selino, dardha dhe karota.

Për buzëqeshje të përkryer është soda

Për buzëqeshje të përkryer nuk duhet të hiqni dorë nga ushqimi dhe pijet. Adhuruesit e kafesë, verës së kuqe dhe ushqimit tjetër i cili “njollos” dhëmbët, me pak sodë bikarboni në brushën për dhëmbë dy herë në muaj do të duhej t’i pastroni mirë dhëmbët. Nëse soda ua irriton mishin e dhëmbëve, provoni pastën për dhëmbë me shtesa të sodës së bikarbonit.

Thartira e stomakut dëmton smaltin e dhëmbëve

Ata që kanë probleme me thartirën e stomakut duhen ta kenë gjithmonë nën kontroll. Acidi mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve, prandaj gjithmonë duheni të kini kujdes se çfarë hani dhe pini. Disa nga ushqimet që nxisin thartësirën janë çokollata, pijet alkoolike dhe me kafeinë, çaji, kafja dhe lëngjet e gazuara, hudhra dhe qepa, domatet, citruset dhe ushqimi me mëlmesa.

Çdo tre-katër muaj brushë të re

Edhe brusha ka afatin e vet të skadimit. Duheni ta ndërroni çdo tre-katër muaj për ta bërë çdo herë punën e vet mirë. Për brushat elektrike për dhëmbë vlejnë rregulla të tjera, dhe më së miri është të lexohen dhe ndiqen udhëzimet. Nëse jeni të sëmurë, brushën për dhëmbë ndërrojeni pasi që të jeni shëndoshur për shkak të baktereve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...