Çdo ditë kërkojmë ndjesë tetë herë, ndërsa në jetë 233.000 herë

26 Nëntor 2016 - 08:46      

Fjala “më fal” shpesh përdoret si zëvendësim për “kërkoj ndjesë”, dhe pse për së tepërmi kërkojnë ndjesë ata me vetëbesim të ulët, shpesh është edhe mënyrë për mirësjellje të rreme, transmeton koha.net.

Çdo person kërkon ndjesë mesatarisht 2.920 herë në vit, ndërsa çdo i teti thotë “më fal” më shumë se 20 herë, ka zbuluar hulumtimi amerikan. Gjatë jetës njerëzit kërkojnë ndjesë për sjelljen e tyre mesatarisht 233 mijë herë.

Mesatarisht çdo person kërkon ndjesë tetë herë në ditë, ndërsa shprehja “më falni” më së shpeshti përdoret si përgjigje ndaj gabimit të huaj. Kështu në 43 për qind të rasteve njerëzit kërkojnë ndjesë pasi që dikush përplaset në ta, ndërsa në 17 për qind të rasteve pasi që i shkelin në këmbë, transmeton koha.net.

Shprehja “më falni” shpesh përdoret si zëvendësim për “kërkoj ndjesë” dhe kjo më së shpeshti në punë, në shoping dhe në shtëpi. Rreth 37 për qind të njerëzve në punë thonë “më fal” nga frika për të mos e lënduar dikë. Psikologët shpjegojnë se si shpesh kërkojnë ndjesë njerëzit që kanë mungesë të vetëbesimit. Njëlloj kështu, shumë e keqpërdorin fjalën “më fal” për t’u treguar të sjellshëm, dashamirës dhe miqësorë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...