25 Nëntor 2016 - 08:20
Pavarësisht besimin të përhapur, dhe të sjelljeve të shefave që sillen thuaje janë vazhdimisht nën stres të madh hulumtimi i universiteteve me renome Harvard dhe Standford ka treguar që shefat kanë nivele shumë më të ulëta të stresit se të punësuarit e tyre, ka publikuar “Medical News Today”.
Hulumtuesit nga Stanfordi dhe Harvardi kanë bërë analizën e shkallës së hormonit të stresit, kortizolit dhe ndjenjës së shkallës së ankthit në grupin e subjekteve të pazakonshme, zyrtarëve ushtarakë, transmeton koha.net.
Rezultatet kanë treguar që është vështirë të përcaktohet niveli i stresit sepse niveli i kortizolit dhe ankthit nuk janë të lidhur automatikisht, por të dy faktorët e stresit tregojnë që shefat kanë më pak stres nga të punësuarit, dhe që niveli i stresit bie me rritjen e pushtetit të tyre.
Do të thotë, sa më lart në shkallën e hierarkisë më pak stres keni, prandaj qetësisht mund ta ndalni shtirjen para të punësuarve tuaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...