24 Nëntor 2016 - 11:52
Në mesin e të vdekurve është një 20 vjeçare e cila ka ndërruar jetë si pasojë të një sulmi që ka shkaktuar ngulfatje. Shtëpia e shëndetit Melburn të hënën kishte pranuar 1.870 kërkesa për ndihmë mjekësore që është për gjashtë herë më shumë se zakonisht, deklaroi zëdhënësi Mick Stephenson.
E ashtuquajtura "astma stuhi", shkaktohet nga shiu i cili liron rinitisin alergjik (ethe polenore) dhe shkakton astmë polenore.
Një fenomen i tillë është i përhapur në mesin e qytetarëve të Melburnit dhe atyre të Wagga, por edhe në Londër kur ka shira të shpeshtë dhe të rrëmbyeshëm ndërsa temperatura e ajrit është çuditshmërisht e lartë.
Një numër i madh i qytetarëve të Melburnit me 2 milionë banorë u ankuan për simptome nga “astma stuhi", pasi gjatë fundjavës qyteti u kaplua nga një shi.
Shiu ndikon në pluhurin e luleve, polenin, i cili pastaj thith lagështi duke liruar qindra grimca të vogla alergjike që depërtojnë thellë në rrugët e frymëmarrjes përmes mushkërive.
Profesori George Braitberg i cili drejton spitalin Royal Melbourne, skenat e së hënës i ka krahasuar me një “zonë lufte”, pasi shtatë pacientë janë transferuar në dhomat e përkujdesit intensiv në mesin e të cilëve ka patur të tillë të cilët asnjëherë më parë nuk kanë vuajtur nga astma.
“Unë punoj si mjek në dhomën e urgjencës gati 35 vite. Kam punuar në shumë spitale dhe mund të them se kësi situate nuk kam parë kurrë”, tha Braitberg për televizionin australian Channel Ten Network.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...