Antibiotikët nuk shërojnë inflamacionin e sinuseve

24 Nëntor 2016 - 08:26      

Rreth 14 për qind e njerëzve çdo vit kanë infeksion të sinuseve dhe mjekët kryesisht i shërojnë me antibiotikë, transmeton koha.net.

Megjithatë shkak i 90- 98 për qind të infeksioneve janë viruset që janë rezistentë në antibiotikë – pohon asociacioni amerikan për sëmundje infektive.

Ata paralajmërojnë që përdorimi i tepruar i antibiotikëve, veçanërisht në rastet kur ato nuk janë efikase, mund të çojë deri te krijimi i superbakterit i cili është rezistent ndaj këtyre ilaçeve.
“Nuk ekziston test i thjeshtë me të cilin mund të përcaktohet nëse infeksioni i sinuseve është virusal ose bakterial dhe prandaj shumë mjekë përshkruajnë antibiotikë për çdo rast,” thotë dr. Anthony Chow, transmeton koha.net.

“Megjithatë, është supozuar që infeksionet e sinuseve në masë të madhe janë virusale dhe që antibiotikët nuk mund t’i shërojnë, por përkundrazi, mund të bëjnë më shumë dëme se dobi.”
Rregullorja e re rekomandon që tek inflamacionet bakteriale të sinuseve antibiotikët konsumohen për një periudhë më të shkurtër kohore (5-7 ditë).

Ndihmë mund të japin edhe steroidet nazale te personat që kanë histori të alergjive. Këto steroide vijnë në formë të sprejit, pikave ose lëngjeve dhe ndihmojnë në lehtësimin e disa simptomave.
Kur është fjala për dekongjestantët ata po ashtu rekomandohen për lehtësimin e simptomave por edhe për preventivë që infeksionet virusale të mos shndërrohen në baktere.

Sinuset në kuptimin e plotë të fjalës janë vrima në kafkën tonë të cilat tajitin sekrecion. Nëse ata pezmatohen sekrecioni mblidhet dhe në kushte të tilla krijohen bakteret. Nëse “kalimet” mbahen të pastra, sinuset do të shërohen më shpejtë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...