Sheqernat e fshehura në ushqim janë të rrezikshme sikurse edhe yndyrat dhe kripa e tepërt

23 Nëntor 2016 - 16:54      

Çdo ushqim i cili përmban më shumë se 15 gramë sheqer në produktin prej 100 gramësh përmban sheqerna të tepërta, ndërsa në total nuk duhet të konsumojmë më shumë se 10 kokrra sheqeri në ditë, transmeton koha.net.

Sipas rekomandimeve të nutricionistëve, sheqeri i shtuar i cili gjendet në ushqimet, lëngjet dhe shurupin e ëmbëltuar nuk duhet të përbëjë më shumë se 10 për qind të energjisë së përgjithshme, të cilën e marrim nga ushqimi. Kjo gjithsej përbën 50 gramë ose 10 kokrra sheqer, ndërsa kjo dozë sot tejkalohet rregullisht, pohojnë shkencëtarët nga forumi nacional për trashje.

Për shembull, vetëm 500 ml e pijes popullore Coca-Cola ose shake nga Mcdonalds kalon kufirin prej 50 gramë sheqer në ditë.
Derisa kujdes i madh i kushtohet kripës, yndyrave dhe kalorive në ushqimin të cilin e hamë, neglizhohet sheqeri i cili rrit rrezikun nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës, bën të ditur “Daily Mail”. Dy sheqernat më të pashëndetshme të shtuara janë sukroza ose sheqeri i tavolinës dhe shurupi i fruktozës, transmeton koha.net.

Shkencëtarët shpjegojnë që mëngjesi në shikim të parë i shëndetshëm të cilin e përbëjnë drithërat dhe lëngu i blerë kanë me vete rrezikun e fshehur, sasitë e mëdha të sheqerit të cilat shtohen në to gjatë prodhimit.

“Duhet të njihen produktet që përmbajnë për së tepërmi sheqer, ndërsa çdonjëri që përmban më shumë se 15 gramë sheqer në produktin 100 gramësh definitivisht është shumë i ëmbël dhe jo i shëndetshëm”, shpjegon udhëheqësja e studimit Tam Fry.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...