Hulumtuesit rekomandojnë vaksinën HPV për djemtë

23 Nëntor 2016 - 10:55      

Roli i papillomavirusit në shkallën më të lartë të kancerit të qafës është dokumentuar mirë nga mediet dhe mjekësia. Por meshkujt kanë pothuajse tri herë më shumë gjasa se sa femrat të diagnostikohen me kancer të fytit që lidhet me HPV.

Një studim i ri nga Kanadaja sugjeron se vaksina HPV është po aq efektive për parandalimin e kancerit të shkaktuar nga HPV tek meshkujt dhe duhet të administrohet në mënyrë rutine për djemtë e rinj. Vaksina HPV nuk është e lirë, por studimi i ri tregon se kostoja fillestare do të kompensohet nga kursimet në trajtimet e kancerit më vonë. Përveç kancerit të fytit, është dëshmuar se HPV shkakton kancer penil dhe anal në meshkuj.
Studiuesit në Universitetin e Torontos e kanë ndërtuar një model statistikor për të parashikuar se çfarë efekti ka vaksinimi i hershëm i djemve të rinj kanadezë në shëndetin e ardhshëm publik. Modeli sugjeron se vaksina do të shpëtonte jetë dhe do të kursente para.

Duke vaksinuar më shumë meshkuj, theksojnë autorët e studimit, e gjithë popullsia do të jetë më e mbrojtur.

"Nëse e fillojmë vaksinimin e meshkujve dhe ata kanë marrëdhënie seksuale me femrat, kjo do ta ketë një efekt imunitar në drejtim të kundërt", tha dr. Lillian Siu, onkologe në Princess Margaret Cancer Center, për Toronto Star. "Mendoj se jam naive nëse mendoj se një model teorik do ta ndryshonte politikën e qeverisë, por mendoj se ngritja e vetëdijes është e rëndësishme."

Për ta ngritur vetëdijen, studiuesit thonë se duhet ta bëjnë një punë më të mirë për ta theksuar lidhjen midis kancerit të fytit dhe HPV-së. Lidhja midis HPV-së dhe kancerit të qafës është përgjegjëse për rritjen e numrit të femrave dhe vajzave të reja që po vaksinohen për HPV.

"Ideja e vaksinës për HPV për djem është e re në Kanada dhe deri tani ajo ka pasur një normë të ulët të pranimit," tha Peter A. Newman, ekspert i shëndetit publik në Universitetin e Torontos, në një njoftim për shtyp. "Pra, ne kemi nevojë që mjekët, punonjësit socialë dhe institucionet shëndetësore publike të jenë më aktiv në përcjelljen e përfitimeve të vaksinës për djem dhe rolin pozitiv që mund të ndihmojë ta luajë në mbajtjen e kanadezëve të sigurt dhe të shëndetshëm."

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...