22 Nëntor 2016 - 08:20
Zhurma e thonjve në dërrasë, njerëzit që flasin me zë të lartë në telefon në vendet publike apo fëmija që qan janë vetëm disa nga gjërat që i pengojnë shumicës së njerëzve. Autorët e librit pohojnë që deri te situata e papëlqyeshme arrihet për shkak të kombinimit të parehatisë si dhe paparashikueshmërisë së zgjatjes së vet situatës. Në krye të situatave të pakëndshme është bërtitja në telefon mobil në publik.
Tingulli i gërryerjes së thonjve në dërrasë irriton, sepse është i mprehtë dhe nuk dihet sa do të zgjasë. Përgjigjja pse është kështu qëndron në valët zanore të cilat ndryshojnë në mënyrë të paparashikueshme nga shumë të zhurmshme deri te shumë të qeta, çka për veshin është e pakëndshme, transmeton koha.net.
Është shumë vështirë të gjendet një shembull i situatës që është e sikletshme për të gjithë, sepse ekzistojnë shumë mospajtime, pohojnë autorët e librit. Për shembull, era e qelbësit në natyrë shërben si mbrojtje nga grabitqarët në botën e egër. Edhe pse aroma është tepër e pakëndshme për shumicën, ajo në fakt është e këndshme për disa individë të cilët mund ta lidhin me piknik të mirë.
Lichtman dhe Palca pohojnë që ekzistojnë dëshmi të cilat sugjerojnë që njerëzit bëhen nervoz për shkak të sëmundjeve të caktuara, dhimbjeve apo depresionit. Disa njerëz irritohen më lehtë dhe si faktor shtesë, i cili nis irritimin është pasiguria, pohojnë autorët e librit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...