21 Nëntor 2016 - 14:28
Qendresa Gashi 14 vjeçe vuante nga skolioza idiopatike që e kishte shtrembëruar për 140 shkallë.
Pas ofertave nga disa qendra shëndetësore europiane, ajo kishte zgjedhur Kroacinë për shërim. Fundi i tregimit për rastin e saj tregon se kishte marrë vendim të drejtë. Qendresa kishte lindur e shëndetshme në një familje në Prishtinë.
Por në klasën e kaërt të shkollës fillore, kur kishte mbushur 11 vjet, mësuesja kishte vënë re se pozita e qëndrimit të trupit të saj ndryshonte nga nxënësit e tjerë. Pas kontrollit specialistik ishte diagnostifikuar me skoliozë, shtrembërim 29 gradë. I kishin caktuar të mbajë korsetë, që për të kishte qenë shumë e mundimshme gjatë atyre tre vjetëve. Për pasojë e kishte hequr, por më pastaj gjendja i ishte përkeqësuar. Në mungesë spitali për këtë lloj sëmundjeje në Kosovë, një klinikë private i kishte rekomanduar të kërkonte shërim jashtë vendit.
Kishte pasur ofertë të shkonte në Turqi, Austri... Por, të gjithë kishin premtuar korrigjim të shtrembërimit vetëm 50 për qind. Vetëm në Zagreb, prof.dr. Vlladimir Kovaç nga Spitali Special Arithera kishte informatë se përmes ndërhyrjes kirurgjike kurrizi mund të drejtohet 90 për qind. Kjo dhe afërsia gjeografike e kishin bindur familjen Gashi që të zgjidhte Zagrebin. Ministri e Shëndetësisë kishte marrë përsipër një pjesë të shpenzimeve, ndërsa një pjesë e kishin mbledhur përmes solidaritetit në shkollë dhe nga fqinjët.
Qëndresa dhe prindërit, që e shoqëronin, ishin pritur si është më mirë në Spitalin Arithera. Brenda 30 ditësh trajtimet që iu bënë asaj ia kthyen buzëqeshjen dhe vullnetin për jetë. “Mjeku, prof.dr Kovaç është mrekullibërës. Bijës sime ia ktheu besimin në jetë dhe buzëqeshjen”, deklaroi babai i Qendresës, Naim Gashi.
Pas operacionit, brenda pak ditësh, Qëndresa fitoi 19 cm në gjatësi, iu drejtua shpina dhe qëndrimi i trupit... Për gjithë familjen, ishte lindje për së dyti e saj.
Ajo pas rehabilitimit, shërimit e pushimit, Qëndresa sërish do t’i kthehet bankës shkollore dhe të vazhdojë rrugën jetësore.
Mjekët e Zagrebit, që e trajtuan Qendresën, thanë se bëhej fjalë për një përqindje shumë të lartë të shtrembërimit të unazave kurrizore. Tani po vazhdon trajtimi postoperativ, rehabilitimi i plotë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...