20 Nëntor 2016 - 18:02
Në fakt, ky nuk është faji i tyre, pasi që kaçurrelat kanë të bëjnë me gjenetikën dhe mënyra se si flokët e kanë formën nuk ka të bëjë fare me to. Profesionistët e flokëve sqarojnë se kaçurrelat, përveç pjesës gjenetike, kanë të bëjnë edhe me një pjesë teknike, shkruan sot Koha Ditore.
Njëra prej tyre, Blerina Gojani-Ukmata, nga Qendra “Estethica” thotë se forma e rrënjës së flokut tuaj përcakton llojin e flokut që keni.
“Nëse rrënja është në formë rrethi, ju do të keni flokë të drejta. Nëse rrënja juaj është në formë të lakuar, do të keni flokë kaçurrela natyrale. Për fat të keq, keni ato flokë që ju kanë qëlluar dhe nuk mund t`I ndryshoni ato. Pra, cfarë do të thotë nëse kur dëshironi t`i shtoni kaçurrelat tuaja? Kjo do të thotë se duhet të qëndrojnë ashtu”, shtjellon ajo.
Pa marrë parasysh se sa nxehtësi përdoret për t`i bërë kaçurrela, Gojani-Ukmata thotë se ato prapë prishen dhe nuk bëhen. Mirëpo, duke përdorur përzierjen e mjeteve të duhura, si dhe produktet e nevojshme, mund t`ju bëjë që të keni pamje pak më të qëndrueshme.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...