Ilaçet nuk veprojnë nëse nuk keni besim në to

17 Nëntor 2016 - 09:01      

Hulumtuesit nga Oxfordi, Cambridge dhe dy universitete gjermane kanë bërë konkludimet e tyre pas një eksperimenti të ri, duke ekzaminuar rolin e mendimit të vetëdijshëm në perceptimin e dhimbjes, transmeton koha.net.

Së pari, 22 vullnetarë kanë pasur pajisje të dhimbjes të vënë në lëkurën e tyre që ishte shumë e nxehtë për t’u ndier rehat.
Pastaj çdonjëri ka pasur të lidhur linjën intravenoze për t’iu dhënë ilaç kundër dhimbjeve me bazë opiumi. Vullnetarëve pastaj u është kërkuar të vlerësojnë dhimbjen para se t’u jetë dhënë ndonjë ilaç kundër dhimbjeve. Rezultati mesatar, nga 0 deri 100, ishte 66.

Pastaj hulumtuesit kanë filluar t’ju japin analgjetikë, pa dijeninë e vullnetarëve. Rezultati mesatar është ulur në 55.
Por kur shkencëtarët u kanë thënë atyre që ata kanë filluar t’u japin analgjetikë, rezultati ka rënë në 39, transmeton koha.net.

Kur u kanë thënë që kanë ndalur dhënien e analgjetikëve rezultati është ngritur në 64 – edhe pse opiumi ishte ende në qarkullim tek ata .
Në të njëjtën kohë aktiviteti i trurit i vullnetarëve ishte monitoruar duke përdorur skanime me rezonancë magnetike (MRI). Ato treguan që rrjetet e dhimbjes së trurit ishin më shumë aktive kur ata kanë menduar që ilaçi nuk është duke iu dhënë, ndërsa mendimet “pozitive” që është ilaçi është duke qarkulluar tek ta kanë frenuar aktivitetin e tillë.

Profesoresha Irene Tracey nga Centre for Functional Magnetic Resonance Imaging of the Brain në Oxford University, e cila ka udhëhequr hulumtimin tha: “Mjekët nuk duhet ta nënvlerësojnë ndikimin e rëndësishëm që pritjet negative të pacientëve mund të kenë tek rezultati përfundimtar. Për shembull, njerëzit me dhimbje kronike shpesh do të kenë parë shumë mjekë dhe provuar shumë ilaçe që nuk kanë vepruar tek ta. Ata vizitohen tek klinika me gjithë këtë përvojë negative, duke mos pritur të marrin ndonjë gjë që do të funksionojë për ta. Mjekët së pari duhet të punojnë në këtë gjë, para se ilaçi të ketë efekt në dhimbjen e tyre.”

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...